Hapu tokë e Dardanisë!

Kultura

Hapu tokë e Dardanisë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 12 shtator 2023 Në ora: 20:37
Autori Adem Bytyçi

T' shkoj te ata

Që e dhanë jetën për Liri

Për t'ju treguar

Për këta t ‘politikës që i lanë pas

Dardanin e kanë zhvatë

Tokat ia morën

Për pak lekë

Vetë u pasuruan

E për qytetarë

Se kanë dert.

N “vend që Dardanisë t ‘japin

N ‘mes vedi po konfrontohen

Se cili më shumë se tjetri

Nga resurset natyrore t ‘Dardanisë

T'i mbushin gjepat për veti.

A e dini çka me thonë

Dëshmorët e Atdheut

Pasi i vizitova

Thuaju atyre n ‘politikë

T ‘gjithë ata

Që pasuritë e Dardanisë

I përvetësojnë me hajni e korrupsion

Nuk do t' jetë larg dita

Kur zoti dhe populli i Dardanisë

Do t'i gjykojë .

Për t'iu shqiptuar

Ndëshkimin që e meritojnë

Duke i shpallur

Armiq t' atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat