“Sanremo Giovani World Tour” për herë të parë në Prishtinë

Kultura

“Sanremo Giovani World Tour” për herë të parë në Prishtinë

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane, sjell për herë të parë në Kosovë koncertin “Sanremo Giovani World Tour”.

Ngjarja që do të sjell finalistët e Sanremo Giovani 2023 për të përformuar në Prishtinë do të mbahet më datën 24 shtator në sheshin Xhorxh W.Bush.

Prishtina do të mirëpresë Martina Betramini, Will FIAT131 dhe Noor. Ndërsa të ftuar në koncerte janë edhe dy artistët kosovarë, MC Kresha dhe Lyrical Son.

Koncertet do të prezantohen nga këngëtarja Marsela Çibukaj.

Ky është një turne që promovon traditën e këngës italiane dhe kontribuon në njohjen gjithnjë e më të madhe të talenteve të rinj të muzikës pop.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat