Laurati

Kultura

Laurati

Nga: Atdhe Geci Më: 12 shtator 2023 Në ora: 22:21
Kopertina e librit

Liri, çfarë duhet të bëjmë kur

mungon sovraniteti  i atdheut,

kur atdheu është i tëri n´pranga

përgjigja është e thjeshtë, luftë!

Për ta fituar fitoren që mungon

për ta rifituar atë që na e morën

sërish po e përsëris, duhet luftë!

Pra, të mos dehemi me fjalë kot

por na duhen strategë të zgjuar

dhe prijës që e duan atdheun

dhe  atdhetar  si  Adem Jashari.

Liri, ka për të ardhur dita jote

çasti yt i zemërimit dhe guximit

që varfëri as mjerim më të mos

ketë! Ka për të ardhur dita jote

kënga me ëndërr të rend këtej.

Mjaftë kemi qenë të varfër e në

mjerim! Liri, je në ditët tuaja që

liria të mos vuaj më në greminë

kjo ditë është UÇK ë  e Kosovës

kjo ditë është Fitore  e  Atdheut!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat