Vushtrria me ‘Castle Fest’ shndërron Kalanë në adresë për filma

Kultura

Vushtrria me ‘Castle Fest’ shndërron Kalanë në adresë për filma

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 16:16
Pamje nga Vushtrria

Në Vushtrri së fundmi iu është shtuar një festival tjetër kulturore. “Castle Fest” në edicionin e parë të organizimit arriti të mbledh publik të shumtë.

Të veçantë e bën fakti që është festival i filmit i cili cak ka Kalanë e qytetit që ndodhet në qendër. I pranishëm në ceremoninë hapëse ishte edhe kryetari, Ferit Idrizi.

“Vushtrria, vend i artit dhe kulturës”, tha kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Për dy ditë ky festival do t’i bëjë bashkë filmbërësit e rajonit dhe Evropës, derisa filmdashësit do të kenë mundësi të shikojnë filma të ndryshëm të metrazhit të shkurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat