Poezia e Remzi Bashës dhe magjia e ndjenjës erotike

Kultura

Poezia e Remzi Bashës dhe magjia e ndjenjës erotike

Nga: Baki Ymeri Më: 15 shtator 2023 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Poezia është testamenti i jetës, maqina për qepje fjalësh, barnatorja e sentimenteve letrare. Vargjet magjike shëmbëllejnë me një erë të këndshme që e përshkojnë dheun. Ato janë uji, dielli dhe mendimi. Poeti është gjithmonë i etshëm për dashuri. Ka ndonjë forcë tjetër më magjike se sa forca e dashurisë? Vargjet e poetit kërkojnë të shenjtër dhe martirë, të parë jo vetëm si do relikte për përkushtim.

Në gjithë lëndën e larmishme të këtij libri dallohet qartazi pasuria stilistike e vargut, ritmi dhe elementet tjera që i bëjnë vjershat e poemat mjaftë tërheqëse për lexuesin. Kjo edhe për faktin se sjell një prurje krejtësisht të veçantë dhe mjaft cilësore në botimet me poezi të dekadave të fundit. Tetëdhjetë e tetë vëllime me vjersha e poema, me tregime,me novela dhe një roman, shkruar dhe botuar në harkun kohor të tri dekadave, janë një hop, jo vetëm sasior, por edhe cilësor i pedagogut, poetit dhe prozatorit Remzi Basha. Dëshmi e këtij hopi janë edhe vetë titujt tepër domethënës të librave të Poetit të Dashurisë:

1. Zëri i Atdheut, 2. Fire in My Hands, 3. Zëri i Kosovës, 4. Ringjallja e Atdheut, 5. Nusja nga Çamëria, 6. (Dy)Ademat, 7. Në tokën amë, 8. Zjarr në duart e mia, 9. Testamenti i dashurisë, 10. Gëzimi i ëndrrave, 11. Trimat e Dardanisë, 12.Merrmë me vete, 13. Drita e dashurisë, 14. Gjeografia e atdheut dhe alfabeti i atdhedashurisë, 15. Poezi bashkëkohore shqipe, 16. Mbretëria e dashurisë, 17. Fuqia e dashurisë, 18. Bota e bekuar e dashurisë, 19. Fuqia mgjike e dashurisë, 20. Pranvera e dashurisë, 21. Parajsa e dashurisë, 22. Shpirtluanesha e Dardanisë,23. Perandoria e dashurisë, 24. Porta e lumturisë, 25. Me ty vjen pranvera, 26. Vetëm për ty jetoj, 27. Afërdita ime, 28. Shpirti im i shenjtë, 29. Ti je mrekullia im, 30. Dallgët e dashurisë, 31. Lumturi hyjnore, 32. Delta e dashurisë , 33. Shtrati i dashurisë, 34. Zjarri i dashurisë, 35. Mosha e artë e dashurisë, 36. Nuset e fjalës, 37. Shija e dashurisë, 38. Zanat e dashurisë, 39. Nektari i dashurisë, 40. Dallgët e dashurisë, 41. Mjalti i buzëve tua, 42. Lumturia, 43. Remzi Basha për Nehat Jahiun, 44. Perëndesha e dashurisë, 45. Zemërzana a dashurisë, 46. Stina e Dashurisë, 47. Perlat e Shpirtit, 48. Lugina e lumturisë, 49. Mrekullia e dashurisë, 50. Energjia e dashurisë, 51. Në prehërin e kujtimeve, 52. Nuk është vonë për dashuri, 53. Për tepër e ëmbël, 54. Zjarr i shenjtë, 55. Tërmet erotik, 56. Bukuri e bekuar, 57. Loçka e lezetshme, 58. Parfum i përmallimit të shenjtë, 59. Shija e ëmbël e dashurisë, 60. Dëshirat e dashurisë, 61. Ti je shpirti im, 62. Parfum i përmallimit të shenjtë, 63. Dashuri e lëngshme, 64. Me shpirtin në buzë, 65. Dashuri e përjetshme, 66. Zana e zemrës sime, 67. Në mbretërinë e ëndrrave, 68. Meditime erotike, 69. Dashuri e pakufishme, 70. Dashuri e përflakur, 71. Buzëqeshje magjike, 72. Lulet e kujtimit, 73. Dashuri e përjetshme, 74. Eja në mesnatë, 75. Dashuria e parë, 76. Oqeani i dashurisë, 77. Zemërzana e dashurisë, 79. Dashuri magjike, 79. Në prehërin e buzëqeshjes sate, 80. Ti je shpëtimtarja ime, 81. Zana e dashurisë sime, 82. Mrekullia ime e lezetshme, 83. Hëna më shikon duke buzëqeshur, 84. Prej teje nuk mund të hkëputem, 85. Loçka e lëngshme, 86. Gjiloçka e lalës, 87. Bukuroshja ime e lezetshme, 88. Eja në mesnatë.

Në vëllimet respektive, malli dhe dashuria për atdheun, prindërit dhe fëmijët, janë shprehur me mjeshtëri artistike, me një gjuhë të pasur dhe figuracion të zgjedhur poetik. Në to vërshojnë mendimet dhe ndjenjat e gjalla me vargje për të vlerësuar peshën e mendimit filozofik të cilat poeti i shtjellon artistikisht në gjithë shtratin e tij poetik me gjuhë të pasur e figuracione interesante e të larmishme. Kësisoj, magjia e fjalës së magjishme në poezinë e Remzi Bashës të impresionon, të magjeps, të bën të dashurohesh pas saj. Dhe jo vetëm me vjershat e tij që trajtojnë temën e dashurisë, por dhe me ato që nëpërmjet vargjesh kuptimplote që përcjellin. Poezia e tij të ndihmon të kuptosh se si ai e percepton deri në thellësi dashurinë dhe dhimbjen njerëzore ku zotërojnë heroizmi, pastërtia, dashuria, bukuria, dinjiteti, fisnikëria, poezia dhe martirizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat