Ulpiana Fest ndryshon Parkun Arkeologjik “Ulpiana”

Kultura

Ulpiana Fest ndryshon Parkun Arkeologjik “Ulpiana”

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Ulpian Fest po vazhdon edhe sot me aktivitete të shumta ndër to, shfaqje teatrale, prezantim të veshjeve tradicionale, recetave ushqimore, lojëra, valle e zeje artizanale.

Kështu ka shkruar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili pa postuar edhe disa fotografi nga Parku Arkeologjik “Ulpiana”

“E diel shtatori, ditë me diell e ideale për të vizituar Parkun Arkeologjik Ulpiana, ku edhe sot po zhvillohet Ulpiana Fest.

Përgjatë dy ditësh në këtë lokalitet përplot histori e vlera po mbahen aktivitete të shumta, ndër to, shfaqje teatrale, prezantim i veshjeve tradicionale, recetave ushqimore, lojëra, valle e zeje artizanale. Ulpiana Fest është mbështetur nga Ministria e Kulturës”, ka shkruar ai në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat