Më prit Kosovë toka ime

Kultura

Më prit Kosovë toka ime

Nga: Fahrije Grabovci Më: 20 shtator 2023 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Sa mall kam për vendin tim

Sa mall kam për tokën e shtrenjtë

Ku unë linda dhe u rrita

Batica e zbatica

Aty ku rinia ime

Kishte vuajtje dhe gëzime

Toka ime

Aty ku më pushojnë

Babë dhe nënë

Nën hijën e lisave

Ku dua të qajë tek varri i tyre

Dhe të flas me ta

Për mallin që më djeg

Më prit Kosovë

Gjithmonë kam mallë për ty

Kaluan muaj që me pa durim

Pres të mar frymë lirshëm në ty

E dua aromën tënde

Aty ku  bukës i thonë bukë

Dhe ujit i thonë ujë

Se jeta e mërgimit

Për ne është shumë e rëndë

Të jetojmë me mallë e dhembje për ty

Më prit Kosovë dhe pak ditë

Po i numëroj dhe ditët e fundit

Që nuk ecin sa mallë kam për ty

Kam mallë t`i takoj të gjithë

Ata që unë i dua

Më prit Kosova ime e dashur .20.Shtator 2023, Fahrije Grabovci.

DORËN TIME IA FALA KOSOVËS

-Dedikuar  luftëtarit të lirisë,Qerim Gjocaj

Qerim Gjocaj:

Lind e rritë nga një  mësues patriot atdhetar

Avdyl Gjocaj

Që gjithë jetën e tij ia fali ditarit të arsimit

dhe pushkës së lirisë

Mendje hollë

Kurlapsin e mbante në dorë

Pushkën ngjitur shkrim leximit

 Fëmijët  i ka mësu për Kosovë

Si duhet më u fliju

Gjithmonë trima kishte Dukagjini

Një nder ta ishte edhe Qerimi

Dije e trimëri i dha i Avdyli

Avdyl Gjocaj të gjithë e dini

Gjithmonë me penë e pushkë na prini

Çdo herë të jeshë pishtar i gjallë

Ti na mësove për Bashkim Kombëtar

Kur u bë kushtrimi për liri të Kosovës

Së bashku me djem e nipa

UÇĶ-ës iu bashkove

Djalë Qerimi si trim shqiponje

Njerën dorë ia fali Kosovës

Edhe sot  në murin e tij

Mban simbolin e lirisë

Njera dorë në mes shqiponjës

Thotë Qerimi Ia fala  Kosovës

Pishtar Lirie mësus Avdyli

Bashkë me djalin e tij Qerimin

Sot me ju krenohet Kosova

Thotë Qerimi

Dije e trimëri nga baba i mora

Qerim Gjocaj djalë shqiptari

Ishe në front gjithmonë i pari

Ishe trim një djalë i ri

Që ta kishin të gjithë lakmi

U nise në luftë

Jetën për më e dhanë

Dorën tënde në luftë e ke lanë

Dorën ti ia fale lirisë

Që ne sot jemi të lirë

Lavdi veprës dhe trimërisë.16.Shtator 2023 Fahrije Grabovci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat