Poezia shqiptare mbi ujë në anijën gjigante - Poeti Lulzim Tafa mysafir nderi në Kongresin botëror të poetëve në Itali

Kultura

Poezia shqiptare mbi ujë në anijën gjigante - Poeti Lulzim Tafa mysafir nderi në Kongresin botëror të poetëve në Itali

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 19:21
Lulzim Tafa

Nga data 22 deri më 29 shtator mbahet Kongresit Botëror të Poeteve ne Rome. Ky kongres, i 42-ti me radhë, sivjet për herë të parë mbahet në një anije gjigante dhe do të marrin pjesë poetë nga mbarë kontinenti, ne mesin e te cikeve do merr pjese edhe poeti yni i njohur Lulzim Tafa, njeherit rekotor i Universitetit AAB, i ftuar si mysafire nderi, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kongresi i shkrimtareve ku di marrin pjese mbi 100 pirte nga mbare bota, do nisë në Romë-Itali dhe do të lëvizë bashkë me vargjet tona nëpër ujërat e Mesdheut, në Maltë, në Greqi dhe përsëri do të kthehet në Itali.

« Jam i lumtur që do t’i takoj shumë nga miqtë e mi poetë nga të gjitha anët e globit, po ashtu jam i lumtur që në këtë kongres do të jetë prezente edhe letërsia jonë…” ka thene poeti nga Kosova z.Lulzim Tafa per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i coki edhte pjesemarres i kongreit boterore te Poeteve qe do mbahet sivjet ne Rome te Italise.

Kongresi Botëror i Poetëve, Inc., është një shoqatë me 53 vjet që nga themelimi i tij në vitin 1969, me qëllim që të ndihmojë në arritjen e dëshirës për paqe dhe vëllazëri përmes poezisë. Që atëherë, nën kujdesin e shoqatës së saj simotra Akademia Botërore e Arteve dhe Kulturës, ajo ka mbajtur 41 kongrese në pjesë të ndryshme të botës, duke mbështetur vlerat e mirëkuptimit, respektit, lirisë së besimit, dashurisë dhe barazisë së të gjitha racave. .

Në vitin 2023, kongresi botëror i poetëve do të mbahet në bordin e lundrimit Divina MSC, nga data 22 deri më 29 shtator, duke u nisur nga Civitavecchia (Romë) Itali, duke vizituar Siracusa, La Valeta, Santorini, Mykonos, Civitavecchia dhe do të organizohet nga World Bordi Ekzekutiv i Kongresit të Poetëve, Inc i kryesuar nga María Eugenia Soberanis.

Lulzim Tafa është poet, rektor i Universitetit AAB në Prishtinë dhe profesor universitar. Ai eshte nga Lipjani. Studimet pas Prishtines, ka doktoruar në Universitetin e Sarajevës me disertacion në fushën e Drejtësisë. Aktualisht shërben si Kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit AAB, universiteti më prestigjioz në Kosove, madje edhe ne ballkan. Eshte autor i disa librave.Veprat e tij janë përkthyer në 30 gjuhe boterore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat