Shqiponja dhe gorilla

Kultura

Shqiponja dhe gorilla

Nga: Dedë Preqi Më: 21 shtator 2023 Në ora: 14:49
Dedë Preqi

Shqiponja dhe gorilla ndeshën në shesh

Me njëra-tjetren s’mund të mirren vesh,

Unë jam «gorilla» e Karpatëve malore

Dua të zhduki nga këto troje stërgjyshore.

Unë jam «shqiponja» më njohin tërë bota

Kërcënimet e tua mund të jenë të kota,

Unë fluturoj e mbrojë vetëm trojet e mia

Aty ku i vendosi thëmelet edhe vetë perëndia.

Unë jam « gorilla » edhe flakë nxjerri prej goje

Mos më refuzoni se s’largohem prej kësaj loje,

Me më të fortit e kësaj bote jam e shoqëruar

Nuk e besoj se lakmia sytë mi ka vërbuar…

Sa më pëlqen vetëm kur hesht moj «gorilla» plakë

I përgjigjet «shiponja» me sytë e mprehtë shiqgjetë,

Unë nuk pushoj reth trojeve të mia ditë e natë

Por kurrrë nuk e lakmoj të huajën me prekë.

Shikom drejt në sy, moj «gorillë» fatzeze e mjerane

Unë jam «shqiponja» i përkas këtij qielli e toke dardane,

Plas e pëlcit, pëllat e llomotit, kthehu nga je ardhë prore

Unë jam « shqiponja » dhe e zonja e kësaj toke arbërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat