Il Piccolo di Treiste (1956)/ Dy konferencat e studiuesit të shquar shqiptar, Ernest Koliqi në qytetin e Triestes

Kultura

Il Piccolo di Treiste (1956)/ Dy konferencat e studiuesit të shquar shqiptar, Ernest Koliqi në qytetin e Triestes

Aurenc Bebaj Nga Aurenc Bebaj Më 23 shtator 2023 Në ora: 10:57
Ernest Koliqi (1901 – 1975)

“Il Piccolo di Trieste” ka botuar, të shtunën e 10 marsit 1956, në faqen n°6, një shkrim për studiuesin e shquar shqiptar Ernest Koliqi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Studiuesi i shquar shqiptar sot i ftuar i Triestes

Sot pasdite, Profesori Ernest Koliqi, i Universitetit të Romës, do të mbajë dy konferenca në Trieste për çështje aktuale mjaft interesante : në orën 18:30, në hotelin Excelsior, ai do të flasë për kushtet e kulturës dhe intelektualëve në vendet prapa perdes, dhe në veçanti për Shqipërinë, vendin e tij të origjinës : më parë në orën 16:30, Profesor Koliqi do të zhvillojë një bisedë në klubin “Maria Cristina” për jetën e grave në vendet komuniste.

Image
Burimi : Il Piccolo di Trieste, e shtunë, 10 mars 1956, faqe n°6

Profesori Koliqi është një nga personalitetet kryesore të kolonisë shqiptare në Itali, pasi në kohën e tij ka qenë kryetar i Kuvendit të Tiranës dhe Ministër i Arsimit Publik. Aktualisht është i detyruar të qëndrojë në ekzil nga regjimi aktual i vendit të tij dhe mban katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat