Lirika vjeshte

Kultura

Lirika vjeshte

Nga: Përparim Hysi Më: 26 shtator 2023 Në ora: 11:14
Autori Përparim Hysi

Një djallushe

Një djallushe,lozonjare,synë ma shkel me çapkanllëk

Qoftë bekuar,sado me naze,që më jep "jarallëk"

Dhe më fton ajo veçan,kushedi seç do më thotë

Sado i moshuar jam,mezi po duroj dot.

Por veçan as që foli,por m'u hodh ajo mbi kokë

E vërteta,kështu ndodhi (më tej s'di a tregoj dot?)

Të tregoj a mos tregoj,për ju fare s'ka rëndësi

I moshuar,por po pohoj:me të bëmë dashuri!

Eh,se ç'vajti me"djallushen",as që pyeti për më tej

Dhe,tek shkruaj,s'e fsheh skuqjen,sado ç'bëri,e pëlqej

Çfarë më bëri kjo djallushja,nuk është lehtë që ta harroj

Sado që më mbuloi skuqja, unë me mall e kujtoj.

2.Nuk flenë dashuritë

Eja,sonte,këtë natë

Eja,bashkë të rrimë!

Natën le ta kthejmë në çast

Dhe bashkë ta gëdhijmë.

Eja të pijmë nga një gotë me verë

Ta pijmë bashkë me qejf

Dhe unë aty,tek ytiprehër,

Të shtrihem,bërë"telef".

Të dy bashkë,të përqafuar,

Bashkë shkëmbejmë"tepsitë"

Që të dy,tërë natës zgjuar

Se nuk flenë dashuritë.

3.Kur ke mall

Sado heshtëm,më shumë folëm

Sepse folëm ne me sy

Dhe pa folur,ne u "njohëm"

Shkëmbyem dashuri.

Edhe ç'ndodhi më pastaj

Se më shumë u"njohëm"

Ç'është e drejta,s'është kollaj

Të tregoj se ç'ndodhën?

Sepse gjetëm njëri-tjetrin

Ashtu krejt,rastësisht,

Më "rinove" mua,të vjetrin,

M'u fale,dashurisht.

4. Soditje

"Pllaja" që shoh nga prapa,

Ka "lëndinën" për matan

Sado jam me flokë të bardha

Mëdysh ndahet imi xhan.

Në"lëndinë" kam kullotur

Vite tutje,djalërisë,

Duket,ende nuk jam"ngopur"

E pëlqej,pleqërisë.

Shpreh dëshira prej "rioshi"

Nepsi rritet,mosha shkon

Ah, dëshira! Mos u sosshi!

Ah,moj zemër,që drithëron!.

5.Për një vetull,për një sy

Për një vetull,për një sy

Çfarë t'ju them,që vallahi

As që pyes për pleqëri

Edhe bëhem prapë i ri.

Pa zë nisem si veri

Dhe gjej miken ku rri

I puth vetull,i puth sy

Ca të "tjera" që i di

Me dy duar e mbërthej

Për më tej nuk dëftej

SE kam erz dhe kam cipë

Vjershës këtu i vë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat