Ora e atdheut

Kultura

Ora e atdheut

Nga: Atdhe Geci Më: 26 shtator 2023 Në ora: 18:58
Atdhe Geci

Sa jetë ka dielli, sa  jetë  ka  toka

aq jetë do të ketë  e  imja Kosova

sa jetë kanë stinët , buka  në  ara

aq jetë do të ketë gjuha dhe fjala.

Flamur shqiptar, flamur  kuq  e  zi

kam dhe pak gjak të të këndoj ty!

Çështje e tokave  nuk ka mbaruar

Nënë e tokës, asgjë s´ka skaduar.

Nëpër  epoka  ne  jemi  zvogëluar

asnjë Evropë  nuk  na  ka trajtuar

Sa jetë ka dielli, sa jetë ka deheu

aq jetë do të ketë ora e mendimit

aq jetë do të ketë ora së ardhmes.

Jemi të fortë  sa  toka  dhe  hënat

jemi të fortë sa gjaku  i të rënëve,

Atdhe, për ty çdo herë  jam  i  yti

të këndoj me sa fuqi  më jep jeta.

O flamur  dardan, flamur kuq e zi

pyes, ku është  Olimp  i  Atdheut,

kjo pikë gjaku s´është pa jehonë!

Atdhe, është  ora  e përbashkimit

ora e dalëzotve të lirisë së vendit

ora e pasioneve  të  herojve tanë

ora  e  kahes  në të cilën jetojmë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat