Heroi i atdheut

Kultura

Heroi i atdheut

Nga: Neki Lulaj Më: 29 shtator 2023 Në ora: 20:42
Neki Lulaj

Qarr i ndezur buzë caranit

Në këtë skëterrë

Si një asketar i mbetur

Beftë më iku gëzimi

Kur në agshol të dritës

Si gjerbim nga qielli

Me piku ky lajm pikëllimi.

 

Fëmijët pritnin babain

Që u thurte ëndrra për lumturinë

për bashkëshorten besnikun e jetës

Lajmi shpërtheu si bombë

mos më thoni

se nuk do takoj më Afrimin e mirë

 

Loti ngriu faqes së malluar

Si gëzhilë

Ne qiell e ne tokë garbi

Ra Afrim Bunjaku në detyrë

Mori përjetësi

Për të rilindur në zemrën e kombit

në udhët e botës ku kërkohet liri

 

Timpanin e qiellit e shurdhëron zëri i krismës

Vezullimet e plumbave të pritës

Dridhet kodra e gungave

Si kërminj ikin terroristet prej frikës

Nga sulmi dhe zhegu i djemve te shqipes

 

Duan të gjejnë shpëtim në manastir

Fshihen strucat në ajodhimë

Shikoje vrullin e shqipes, ju njerëz me pabesi

Kështu vërtiten terroristët që pjellin një barbari.

 

E heroi Afrimi para nesh është rritur

Zemra na qan në kraharor.

Në këmishën e atdheut qëndisur

Ai s´do vdesë por është i gjallë.

në vite e shekuj do të jetojë…….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat