Poeti Lulzim Tafa nderohet me titullin më të lartë “Doctor of Literature” nga Kongresi Botëror i Poetëve

Kultura

Poeti Lulzim Tafa nderohet me titullin më të lartë “Doctor of Literature” nga Kongresi Botëror i Poetëve

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 16:08
Lulzim Tafa

Lulzim Tafa, një nga poetët më të njohur nga Kosova në skenën botërore, është nderuar me titullin më të lartë “Doctor of Literature” nga Kongresi Botëror i Poetëve, njfotn gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

“Një nderim i madh mu bë në ditën e fundit të Kongresit Botëror të Poetëve. Në mesin e qindra poetëve nga e mbarë bota, isha njëri prej 8 poetëve që Kongresi i Nderoi me titullin më të lartë “Doctor of Literature””, ka shkruar poeti.

Ne kete Kongres të shkrimtareve muarrën pjese qinfra poete nga nga mbare bota nisi në Romë-Itali duke lëvizur bashkë me vargjet e krijuesve nëpër ujërat e Mesdheut, në Maltë, në Greqi dhe përsëri do të kthehet në Itali.

«Jam i lumtur që mora pjese dhe takova shumë miqtë e mi poetë nga të gjitha anët e globit, po ashtu jam i lumtur që në këtë kongres do të jetë prezente edhe letërsia jonë.. Padyshim jam i lumtur për titullin më të lartë “Doctor of Literature” qe mu dhurua nga Kongresi Botëror i Poetëve… » ka thene poeti nga Kosova z.Lulzim Tafa per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

-Lulzim Tafa është poet, rektor i Universitetit AAB në Prishtinë dhe profesor universitar. Ai eshte nga Lipjani. Studimet pas Prishtines, ka doktoruar në Universitetin e Sarajevës me disertacion në fushën e Drejtësisë. Aktualisht shërben si Kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit AAB, universiteti më prestigjioz në Kosove, madje edhe ne ballkan. Eshte autor i disa librave.Veprat e tij janë përkthyer në 30 gjuhe boterore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat