Poeti Mircea Petean në gjuhën shqipe

Kultura

Poeti Mircea Petean në gjuhën shqipe

Nga: Baki Ymeri Më: 2 tetor 2023 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Mircea Petean u lind (më 2 shkurt 1952) në fshatin Jucu de Mijloc, rrethi i Kluzhit në Transilvani. Ka kryer degën e rumanishtes dhe frëngjishtes (më 1976) në Facultatea de Litere, në Kluzh-Napoka. Ka ushtruar profesionin e profesorit në një shkollë të Maramureshit, ka qenë inspector shkollar për një kohë të shkurtë, menjëherë pas Revolucionit Antikomunist të Dhjetorit (1989), duke u bërë në ndërkohë redaktor dhe shef dege në Editurën Dacia, pastaj Sekretar i përgjithshëm në Editurën Cartimpex. Aktualisht është drejtor i Editurës Limes, që e ka themeluar më 1998. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe anëtar themelues i ASPRO. Ka botuar më 1974 në revistën Exhinox dhe ka botuar gjatë viteve në revistat më të rëndësishme të vendit. Vepra letrare: POEZI: Një mal, një ditë; Libri i Jucu Fisnikut I; U prodhuan modifikime; Shtegtar profesionist; Ditë pas dite; Lerma, Zot, zbavitjen; Tejmatanë bregut të bregut; Shi, dëborë, të ndryshme; Libri i Jucu Fisnikut I, II, III; Goditje prej rëre; Poemat e Anës; Fushë e minuar; Qetësi e reduktuar në heshtje; Katedrala prej dëgjimit, etj. Ka botuar disa romane dhe përmbledhje me ese. Është i përkthyer në disa gjuhë, ka shkruar parathëni dhe kronika librash, duke qenë laureate i një numri të rëndësishëm shpërblimesh për vlerat dhe aktivititetin e tij letrar.

VETMI

fjalë të leshta fytyrën ma mbështjellin bletë të azdisura sytë m’i shpojnë ciflat e gjërave ma farkojnë gojën nga e majta vjen vuajtja mbi një tavë të plastiktë nga e djathta degdiset lumturia në zgërbonjat e derdhura gishtërinjtë e mi e rrahin zhaurrimën në qafën e atij që ka humbur përgjithmonë

KJO

ditë për ditë as për tepër vonë as për tepër herët kjo ngjitet në vetvete as ngadalë as me të përngutur shpupuriset mbi muzikën paraklasike përballë pasqyrave rekapitllon ditën e ardhshme nga lidhëset e pantallonave dhe buzëqeshjen e kombinuar me një kapelë pra ditë për ditë që të shikosh se si parmbrëmë e nesër hapej si një derë e shkulur nga pragu një maskë groteske mbi një trekëndësh eshtrash në dridhërimën e përjetshme me zërin e dikujt duke i dhënë tringëllimën e „parashikimit që lind çmendurinë” „flej i qetë”

TJETRI

rrudha fillon nga këndi i syrit

traverson kanalin e gojës

degdiset në mjekër

porsi një zhapin

syri është një top

thuajse i kuq

të cilin e lëviz pa u lodhur

maja e bishtit

e pret mbrëmjen

ta krasisë bishtin e mbrehtë

- përmes anës sate të djathtë

do të flatrojë një kometë

VARGJE PRITJESH TË VOGLA

nëpër thimthin e veshit të tij të mëngjër

shikoj në drurin e kopshtit

se si e dhuron nga një harabel

-heshtjen e gjetheve që tunden

tufë zogjsh

të shtrirë mbi degë si një përhirtësi

„çka sheh nëpër to”

„një rrumbullakësi boshe me penda”

NJË USHTARAK I VERBËT

e zunë një ushtarak të verbët ia dhanë një shtëpi majë shpatit të mbrojtur ia dhanë një femër ia mbëltuan një bre për të cilin e lidhën një lopë gruaja i bëri më shumë fëmijë lopa ia dha një viç fëmijët i prunë fëmijë tjerë viçi i dha voglushë tjerë ushtaraku i verbët takon një zotëri të ri ditën e dytë kthehet në shtëpi të katërtën ditë zotëriu i ri ia përplas në fytyrë ditën e pestë ushtaraku i verbët kthehet në shtëpi por shtëpia nuk ishte nuk u ngjit në shpat ngase shpati ishte topitur ditën e gjashtë e zunë në ditën e fundit ushtaraku i verbët nuk është as i kënaqur e as i pakënaqur as i vetmuar dhe tashmë s’është as ai që ishte ushtarak i verbët

BLLOK

kati përdhes është shurrdh-memec

kati i parë shushurit

gromësin i vetëkënaqur

kati i dytë është i indinjuar

interpreton këngë të zemëruara operash

kati i tretë llomotit

ka një dhëmb kundër fëmijëve

kati i katërt qesh me qesëndi

apelon edhe në mjedise elektronike

kati i pestë ësht’ i banuar me engjëj

lodrat dhe trompetat e tyre paralajmërojnë

degdisjen e botës

kati i gjashtë shkruan poema ironiko/sarkastike

duke përfytyruar se bën zhurrmën më të madhe

PORTA

çfarë marrëzie çfarë cirku çfarë skandali rruga lakohej ftohtë me kundërmim qeni të vlagtë – ishte një zë që paralajmëron se ujqërit po zbresin kishim në çdo çast nga një cigare ndezur në disponim – pranë portës mbi një kodrinë një portë dhe ajo atje nga dërrasat e breut jo aq të larta ashklat e drurit delnin – blana të panumërta të zeza të rradhitura gërmadhë - i mashtronin me trashësi njerëzit kalonin shikoheshin harronin nëse shihni diç dhe vetëm aq ishin ata dy shtylla ndërmjet të cilave porta sado që do të donte donte sado që do të priste të ndjekë ndoj tjetër gjë një gardh një shtëpi një kotec qenjsh një derë një deriçkë së paku nuk e shihja më shikonte në anën e kundërt të saj gërmadhohej hiçi porta që e mbyll asgjësinë marrëzi cirk skandal

SHTËPI

një gardh me thupra të pjekura të stërlashta një shtëpi prej druri rrënqethen shtyllat e rërës mbi ujë nga ftohti oborri – një brumë i ngjeshur gjatë nga thundrrat – e baglaxhiut që ka erëtimë deleje tmerrësisht e hallakatur prroskë e blertë fsheh një plakë trupin e saj të shtrembët duke mbuluar kuadrin e derës zgavrat e hundës së saj të thara shpërndajnë erëtimë hapash shikimi më shtrohet shtigjeve thuajse po dëgjoj „andejpari ka ikur koha kalon urën ngjitesh shpatit shtron rrugës së hekurt e di është një rrugë pa kthim”

SENTIMENTI I PUSHTETIT

pa e parë detin e parandjen

si një vërshimë rërash e guacash anijesh

të degdisura dhe algjesh e kullosash bërthama të harruara dhe kuaj

e yje deti po aq

të padobishme shtupa shishesh

„vret rrokullisja e plisace

në formën e një barazhi të plasur në njëmijë pika”

KAPAKU SHTERP

thuhet se nuk e kanë parë veçse ata sy – dhe jo vetëm një herë – që në miellin e natës fermentohen

nuk u njihen rrënjët

ndoshta as që i kanë

por degët e tij janë stërzgjatur në formë kthetrash

(zogj të plagosur përplasen – larva gjaku mbi shkëlqimin

e gjetheve)

një farë peshkatari e ka parë kështusoj felinarin

përmes të cilit bregu shkëlqente

QIRINJ

Dëgjoj flakën e qetë se si ngjitet duke u zvogluar përpëlitja e trëndafiltë ka mezin e zi në mjedisin e kupës së bardhë me brigjet informe flaka ngjitet duke u zvogëluar në ajrin e dendur të shtëpive të heshtura të katedraleve të larta e të shkreta në brigjet mes ujërave në proçesione të mëdha mbarojnë në një gërmadhë të ndotur ndërmjet plehërave hyjnitë mbledhin flakën si një lule që ka faqet dhe duart e nditura me tym

QIEJ TË JARGAVANTË

mbretëri të ndritura mbi palcën e të cilave shkelin të zbathur - thembrat e kërthizës së gishtërinjve thembrat e krahëve të butë përrreth trupave të lartë – një burrë që s’është i tëri një grua që s’është e tëra në një tërësi do të ishte koha të tuboheni të davaritur siç janë në të gjitha anët në të gjitha meridianet apologjetët t’i çukisni në majë deri sa do të gjejnë vazhdimësi në këtë – „det të vertikaltë të qiejve të jargavantë”

PROGRAM ÇRREGULLIMI TË BRENDSHËM

dita e sotme fillon me lagështi dhe porta të mbyllura

ajo që thehet këtë herë është ëndrra me unazë të artë

sa një enë deti

nuk po inventoj evenimente* dramatike

për nevojë të zemrave që u mungon energjia

nuk jepem më kotë në gërmadhën e gjërave-hije

nga mullarët e babait

nuk ngutem të vij në ballafaqimin e çdokujt

si përballë Lajmëruesit

nuk lejoj të përvetësohem pas një hapi

më shumë se sa nga vetë hapi im

nuk shndërrohem në pre të dëshirës për t’u

vendosur

në këndin e asaj që mbeti për të thënë „jo dhe jo”

as nuk degdisem

por e bëj nga shtëpia ime një mulli ere

në petalet e së cilës i qartësoj qëllimet

e puhisë së malit

SHKURT I PËRHIRTË

i bie mënjanë gjethit të vdekur shtypur mbi dëborë

gjethit të plepit në kuaternar

ndalem një çik buzë plehut të ngrirë të lumit

një grua pret një fëmijë

një ushtar puth me afsh dregëzat e adoleshentës

sashe

tjerët rendin të kërrusur fushës së instrukcionit

një ajër plak infiltrohet mureve – shkurt i përhitur

“mirëdita”–i them njërit që sapo nxjerr rrjetën e

peshkimit

me kokën dhe çizmet e tjetërkujt

i përgjumur nën të reshurat e ngrira

në fillim të vitit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat