​Këto janë artistet që do të përfaqësojnë Kosovën në Bienalen e artit në Venedik

Kultura

​Këto janë artistet që do të përfaqësojnë Kosovën në Bienalen e artit në Venedik

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 21:29
Foto nga takimi

Artisja Doruntina Kastrati, kuratorja Erëmirë Krasniqi dhe komisionerja Hana Halilaj, do të përfaqësojnë Kosovën në Bienalen e Artit në Venedik, vitin e ardhshëm.

Për këtë ka njoftuar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pasi i ka pritur në takim artistet kosovare.

“Sot i përgëzova dhe urova mbarësi në këtë rrugëtim.

Biseduam për konceptin e projektit ‘Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës’, për punët dhe përgatitjet që po bëhen për këtë prezantim të rëndësishëm të Kosovës para artistëve dhe artdashësve nga mbarë bota”, ka shkruar Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat