Dashuria

Kultura

Dashuria

Nga: Xhelal Hoxha Më: 14 tetor 2023 Në ora: 14:41
Xhelal Hoxha

Dashuria njerëzore, trupore, mendore e shpirtërore

Ishte, është dhe do të mbetë e përjetshme dhe jetsore…
Dashuria nuk don me pas, dhe as shumë ushqim me rras
Dashuria don me dashtë, qoftë mbrenda, ose jasht
Në qoftë se, është e mbulohet edhe n’kasollen me kashtë…

Dashuria shiqohet e vlerësohet me mendje edhe me sy
Qoftë e mbyllur fort e  hermetikisht me dry
Dashurisë nëse ja mbyllë të gjitha dyert
Ajo përsëri triumfon, shpërthen e ngadhnjen me shpirt
Në një hyrje të veçantë në dashurinë toksore, qiellore e hyjnore

Ti dashuri jeto, çëndro e dashuro...

Për mua, por edhe për të tjerët arshik, mos ndalo…
Je e shenjtë dhe e shtrenjtë, je gjithçka në jetë
Je një dashuri, që ri-ngjall e kurrë nuk vret e nuk vdes!
Dashuria ime-jote, sa t’ket jetë e mote…
 

Së bashku deri në amshim, edhe përtej kësaj bote!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat