Më herët “kripa ishte më e vlefshme se ari!”

Kultura

Më herët “kripa ishte më e vlefshme se ari!”

Nga: Gjon Keka Më: 14 tetor 2023 Në ora: 16:11
Gjon Keka

Siç dihet zbulimi i parë i kripës u bë në kohën e bronzit, në disa vende të tjera si në Azi kripa ende ishte e panjohur sikur mund të shihet në këtë përshkrim të shkrutër:

"Nëse duhet besuar historia e tartarëve, përdorimi i kripës ishte për një kohë të gjatë i panjohur në Azi. Tartarët ishin krejtësisht injorantë për cilësitë e tij përpara se të mbretëronte Taumac Kan.

Ky princ, i cili e gjeti veten duke gjuajtur një ditë ,e kapi uria e madhe saqë u ndal në mes të një fshati, duke urdhëruar njerëzit e tij të ndezin një zjarr dhe të pjekin diçka.

Pasi i ra aksidentalisht një thërrime e atij ushqimi në tokë, ndoshta për shkak të urisë së madhe që ndjeu në atë kohë, e mori menjëherë ushqimin nga toka, sapo e vuri në gojë, e gjeti më të mirë se herave tjera për shkak të aromës së re që kishte marrë. Duke qenë një njeri me njëfarë inteligjence, ai filloi të reflektonte mbi atë zbulim dhe duke transportuar një sasi të tokës, ua besoi njerëzve, që t'i merrnin pak kripë. Pastaj të gjithë tartarët filluan ta përdorin atë në ushqimet e tyre. Ky Kan thuhet(bazuar sipas J.Sch,& M.S. t.1857) se ka zbuluar edhe shumë gjëra të tjera në lidhje me historinë natyrore.“

Duhet nënvizuar se kripa është pjesë përbërëse e përditshmërisë së jetës sonë, pa kripë nuk bëhet asnjë ushqim sot.

Më herët „kripa ishte më e vlefshme se ari“, këtë na e vërteton Cassiodorus burrështeti romak, studiues dhe shkrimtar i cili thoshte: "Ju mund të bëni pa ar, por jo pa kripë.“ Sot kjo duket e pabesushme, por atëherë ajo kishte vlerë të tillë,sepse ishte bërë në atë kohë simbol i pasurisë dhe fuqisë. Ndërsa sot, kripa është një produkt i zakonshëm që nuk kushton shumë.[Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat