Në zemër më kumbon një muzikë e fshehtë

Kultura

Në zemër më kumbon një muzikë e fshehtë

Nga: Përparim Hysi Më: 23 tetor 2023 Në ora: 15:56
Përparim Hysi

1.Në zemër

Në zemër më kumbon një muzikë e fshehtë

Nën ritmin e kësaj muzike,kërcejnë ëndrrat e mia

Pyes veten:- Çfarë muzike vallë do të jetë?

Dhe vjen përgjigja:-Është nga dashuria.

Se njeriu nuk kënaqet kurrë me atë që ka

(Jepini një gjë dhe prapë kërkon një tjetër)

Ndaj dhe uunë kam rënë në sevda

Se erdhi dhe më"nguci" një mike e vjetër.

M'u bë si një refleks a si një lodër,përfytyrimi!

Si diçka e sedeftë a si një lule e rrallë

Sado i moshuar, iku u këput"filli"

Dhe,kur nuk e priste,e putha me mall.

2.Puhiza

Fryjti një puhizë e lehtë e më fryu si balonë

Se tash u bëra me "fletë",se një mike më dashuron.

Sado që i mbusha tetëdhjetë,ende e heq veten si i ri

Jam bërë tani si "atlet"(po ku mbahem unë,tani?)

Shkoi me vrap tek pasqyra dhe zë e krihem me kujdes

Vë pak"tualet" tek fytyra,se për të ri,dua të kem "lincencë"

Vërtet qe si puhizë e lehtë,por më tundi mua si furtunë

Unë që jam tash tetëdhjetë,me"puhizën" u ktheva çun...

3.Një demon bukurie

NJë demon bukurie

Erdhi e më prishi gjumin

Mu në moshë pleqërie,
Ku më gjeti,të paudhin?!!

Vjem e hyn në jetën time

Dhe s'më lë rehat fare

Ndaj u shkoqa si thërrime

Se demonja më qe djalle.

4.Vijnë kujtimet

Palë- palë vijnë kujtimet

Palë-palë,po më mallëngjejnë

E më shtojnë ngashërimet

Sa pak,lotët më shpërthejnë,

Dridhet zemra e rënkon

E cimbit keqas një plagë

Dhimbja shtohet,nuk pushon

Se dhe mikja më është larg.

Ajo larg, por jo kujtimi

Se kujtimi ma sjel pranë

E ç'po heq Përparimi?

Plagë është imixhan.

5.Ah,ajo udhëz!

Ah,ajo udhëz që dredhon!

Që dredhon dhe hyn në pyll

Ajo udhëz më kujton

Veç një çast e një "delir"

Ky kujtim që bëmë në pyll

Vjen tani e më kujton prapë

Që ta dish, o mike-yll!

Ndihem si të kem një plagë

Plagë e shpirtit s'do ilaçe

As doktor dhe as spicer

Që ta shërojë atë"esnafçe"

Mike, hajde siç vije atëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat