Sa mirë, e sa keq?!

Kultura

Sa mirë, e sa keq?!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 26 tetor 2023 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Siç thotë filozofia e mençur popullore:

Me një formë  të vjetër, që duket dhe kallauz nuk donë

Apo në një formë të re fjetur, që fshihet dhe nuk dihet…

Duket qartazi formë tjetër, që nuk ju bindet realitetit

Ngase vazhdimisht fare s’punon e proteston

Ndonëse kundër vet vetës, vendit dhe shtetit...

Çdo njeri që nëse punon, mund edhe të gabon

Gabimet janë njerëzore, ndërsa faljet janë hyjnore!

Prandaj, kur ai-ajo gabon  paqëllim edhe ndalen

Mirëpor, kur njeriu gabon me mendim e qëllim

kurrë nuk banë dhe nuk duhet të falen!

Nga njëherë, edhe heshtja e dikujt

thuhet se është pranim-dorëzim e vendim

Apo rebelimi i njeriut të pa vend

Do të thoshte, Dritëro:

Njeriut të pa mend, “që një vend e çmend!”

Deri kur kështu?po thotë e po pret populli?!...

Ai njeri, ose jo njeri, që zgjidhët për shoqëri

Dhe qëndron në krye, zi e ma zi;

Si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri!

Duhet të punon drejt, siç thotë populli:

Ha ki kat, me zemër shpirt e mendje

Siç i ka hije një njeriu, që është e mbetet njeri...

Ka nisur po i vije erë e keqe këtij kundërmimi

Dhe me i humbë komplet durimi e kuptimi

kësaj pritje të stërzgjatur e monotone...

Edhe në institucione ka shumë polemikë

Por më shumë gjithsesi po shihet haptazi e qartazi

Kjo është komplet- puro politikë!

Duhet të kuptohet mirëfilli gjithmonë në përgjithësi

Te Ne, kanë filluar mospajtime e dallimet

Me polemikat edhe për një gjë të re...Te Ne edhe për fe...

Mirë por, fe e mbi fe, duhet të kemi njerëzi, dashuri

Shumë unitet për tonin shtet, dhe më shumë Atdhe...

Ne si një shoqëri e hapur e demokratike në përgjithësi

Me një sistemin shkollor-arsimor në veçanti

Duhet të kemi parime e principe, por edhe moral njerëzor

Fisnik, intelektual, shkollor, fetar, politik e arsimor.

Prandaj, ju lutem shumë:

Mos të bëhemi keq shumë keq, heu mozomëkeq:

“Këta nuk janë me popullin, apo me Zotin e natyrën

Siç shihet e qartazi po dihet, si duket mund të jenë,

me  neve jo, larg qoftë;mos ndoshta, këta ishin e janë me dreq?!”...

 Xh.H

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat