Xhuljeta Ferraj, një artiste shqiptare që e duan të gjithë!

Kultura

Xhuljeta Ferraj, një artiste shqiptare që e duan të gjithë!

Mimozë Lakna Rogova Nga Mimozë Lakna Rogova Më 27 tetor 2023 Në ora: 15:55
Xhuljeta Ferraj

Të rralla janë personalitetet e artit dhe kulturës shqiptare që gëzojnë epitetin artistë të mirëfilltë e shumë-dimensional. Por, gazeta “Bota sot” tashmë ka gjetur një të tillë. Bëhet fjalë për shkrimtaren, këngëtaren, valltaren e aktoren Xhuljeta Ferraj, e cila është një artdashëse e artiste me plot kuptimin e fjalës.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Ferraj ka shpalosur aktivitetet e saj në fushën e artit që të themi të drejtën nuk janë pak.

Ndërsa është në përgatitje të romanit të radhës, ajo nuk e lë anash as muzikën e aktrimin. Madje tregon se muzika i fle më së shumti në shpirt.

E lindur dhe e rritur në Vlorë, Xhuljeta Ferraj që u detyrua për shkak të situatës politike të emigrojë në Itali, është një dëshmi konkrete se sa shumë diaspora e do atdheun dhe në mënyra të ndryshme kontribuon për atdheun ndër vite.

Për më tepër mund ta lexoni të plotë intervistën:

“Bota sot”: Znj. Xhuljeta, jeni një artiste shumë dimensionale a mund të na tregoni se si ju lindi dëshira për artin dhe kulturën?

Image
Libri

Xhuljeta Ferraj: Përshëndetje e nderuar. Faleminderit për kohën dhe respektin që na tregoni ne Shqiptarëve në emigrim. Unë shkollën fillore e kam kryer në Vlorë dhe ka qenë këngëtarja Anita Bitri që na jepte mësim në muzikë.

Ajo bashkë me babain tim muzikant të fizarmonikës kanë zbuluar talentin tim për të kënduar. Kam kënduar që e vogël, kam kërcyer dhe interpretuar poezi pa fund nga krijimi im dhe këtë pasion e mora me vete, në emigrim në Itali. Jam larguar kur ishte lufta në Vlorë 95-96 dhe përpiqem ta mbaj artin.

“Bota sot”: Çfarë jeni duke punuar aktualisht?

Xhuljeta Ferraj: Kam në dorë librin e radhës një Roman që flet pikërisht për luftën e Vlorës “Kapiteni 97”. Së shpejti vjen një klip i ri me një këngë të re.

“Bota sot”: Në cilën fushë të artit e ndjeni vetën më së miri?

Xhuljeta Ferraj: Unë e ndjej veten kudo mirë në art, por pa kënduar e pa kërcyer nuk jetoj dot.

“Bota sot”: Jeni autore e disa librave që kryesisht janë me poezi, a mund të na tregoni se ku e gjeni më së shumti inspirimin për të shkruar?

Xhuljeta Ferraj: Inspirimin e gjej tek jeta.

Unë jam e dashuruar me jetën time dhe falënderoj Zotin për këto dhunti që më ka dhuruar shumëdimensionale. Gjej inspirimin tek dashuria e fëmijëve të mi, por edhe tek dashuria që më falin fansat e mi, tek miqtë e mi, tek familja ime. Po së shpejti del libri i radhës "Rilinda" me poezi, në këtë libër kam prekur një tematikë shumë aktuale, dhuna kundër femrave.

Image
Xhuljeta Ferraj

“Bota sot”: Si e vlerësoni qasjen e opinionit ndaj librit aktualisht, a vëreni një rënie të interesimit për lexim, p.sh. për shkak të zhvillimit të hovshëm të internetit?

Xhuljeta Ferraj: Unë mendoj se pasuria e një Artisti, por edhe e një intelektuali, çfarëdo lloj zhanri qoftë, janë librat në librarinë e shtëpisë.

Nuk është interneti që na ka marr interesin e leximit tek Shqiptarët, por janë vet Shqiptarët që nuk kanë vullnet të hapin një libër në mbrëmje të lexojnë dhe të zgjerojnë horizontin e jetës tonë të shenjtë.

“Bota sot”: Merreni edhe me muzikë, a mund të na thoni se si është muzika popullore shqiptare sot, a i përmbush shijet tuaja?

Xhuljeta Ferraj: Sot në tregun Shqiptar preferohet muzika. Unë këndoj çdo lloj zhanri të muzikës, qoftë popullore të lehtë, por edhe serenata. Në këtë moment po merrem me një klip të ri, së shpejti del në TVSH dhe TVK.

“Bota sot”: Çfarë planesh i keni për muzikën, a do të bëni ndonjë këngë tuajën apo të merrni pjesë qoftë në ndonjë koncert apo festival?

Xhuljeta Ferraj: Evente kam zhvilluar, shpesh me muzikën në Evropë. Këngë të reja patjetër del së shpejti dhe po e le surprizë për ju. Duke qenë se jam rritur jashtë shtetit dhe jam marrë më shumë me aktrimin, me Shqipërinë dhe Kosovën pak kam bashkëpunuar. Por pse jo, patjetër do të doja të marrë pjesë në festivalet që zhvillohen në vendlindjen time në Shqipëri.

“Bota sot”: Kush janë këngëtarët e tu të preferuar shqiptarë?

Xhuljeta Ferraj: Gjyste Vulaj e para në absolut, Vojsava Aliaj, Greta Koçi...etj...janë disa.

“Bota sot”: Po shkrimtarët?

Xhuljeta Ferraj: Shkrimtari më i mirë normal Dritero Agolli, prej asaj familje nga rrjedh dhe gjaku i fëmijës tim.

“Bota sot”: Po jeta juaj personale si është e ndërtuar?

Xhuljeta Ferraj: Jeta ime personale është e kompletuar me dy fëmijët e mi. Jan të dy artista,djali merret me Artin e estetikës parukeri. Dhe goca violinist edhe piktore. Unë punoj në çdo lloj zhanri ku të dali puna. Jetoj e qetë e rrethuar me dashurin e familjes time, me dashurinë e fansave të mi dhe dashurin e fëmijëve të mi.

Ndihem si nënë dhe Artiste shumë e kompletuar. Nuk dua asgjë më tepër nga jeta, përveç shëndetit dhe dashurisë njerëzore.

“Bota sot”: Si është jeta në Itali, ju mungon Shqipëria apo tashmë jeni mësuar me vajtje –ardhje si të gjithë mërgimtarët?

Xhuljeta Ferraj: Shqipëria dhe Kosova më mungojnë si ajri. Unë kam studiuar 5 vjet akademin e Aktrimit në Zvicër,dhe kam xhiruar shumë Europën,por si Shqipëria ime nuk ka në botë. Por tashmë jemi mësuar me valixhe,jeta jonë Artistike është valixhe. Jeta në Itali ,dhe në Zvicër e kudo,është e vështirë normal. Por nëse ke vullnet,talent,dhe guxim mund të arrish atje ku të don zemra.

“Bota sot”: Cilat janë planet e tua më të afërta?

Xhuljeta Ferraj: Plane kemi shumë,po sponsora kemi pak. Së shpejti shkoj në Tiranë për të promovuar librin e ri me titull "Rilinda". Dhe për të xhiruar klipin e radhës,me një këngë të re. Surprizë.

“Bota sot”: Diçka për fund?

Xhuljeta Ferraj: Ju falënderoj përzemërsisht për respektin dhe dashurinë që treguat me mua. Respekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat