“Pronar” i kujtimeve

Kultura

“Pronar” i kujtimeve

Nga: Bashkim Saliasi Më: 30 tetor 2023 Në ora: 08:29
V. Kona dhe B. Saliasi

“Pronar” i dy deteve unë jam,

por asnjërin nga ata s`e kam,

n ‘flladet e tyre t ‘ëmbla u rrita,

vend perëndish, nata dhe dita.

 

I ëndërroj të dy detet çdo natë,

dua t`u afrohem, më ikin larg,

s`di ç`të them, kështu e ka jeta,

me mall u them “Tungjatjeta!”

 

Shtëpinë ku linda, edhe u rrita,

plani ma zuri dhe e bënë pallat,

s`ka më gjurmë t ‘vegjëlisë sime,

atje ku çdo gur ndizte kujtime!

 

Shenjtorë: Vlorë, Adriatik e Jon,

do t ‘jeni zemra ime gjithmonë!

Ju kam kyçur fort n ‘gjakun tim,

sot dhe nesër, gjer në amshim!

Tirane, 29 tetor 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat