Reflektime për librin "Ato gdhendin dhimbjen" të Alketa Gashi Fazliu

Kultura

Reflektime për librin "Ato gdhendin dhimbjen" të Alketa Gashi Fazliu

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 22:15
Kopertina e librit

15 nëna shqiptare të Kosovës, janë ato që gdhendin dhimbjen më rrëfimet e tyre para gazetares, poetës dhe shkrimtares Alketa Gashi Fazliu. 15 nëna shpalosin dhimbjen dhe mallin për bijtë dhe bijat e tyre që gdhenden lirinë e Kosovës më jetët e tyre të njoma.

15 nëna nga mijëra nëna tjera kosovare shpërfaqin zemrat dhe shpirtrat e tyre të pastër por të lënduar para autorës së librit të A. G. Fazliut më titull "Ato gdhendin dhimbjen". Janë këto 15 nëna të djemve dhe vajzave të Kosovës që u rreshtuan në radhët e UÇK-së për të dëshmuar lavdinë e tyre, që kjo lavdi të jep frytin e vet më emrin, liria e Kosovës. Tregimet e nënave në këtë libër janë të lirshme dhe të natyrshme. Nënat flasin më zemrën e tyre të lënduar duke u shpreh lirshëm më gjuhën e përditshme.

A.G. Fazliu i shkruan këto tregime ashtu siç i dëgjon, pa kurrfarë korrekture gjuhësore, pa zbukurime dhe pa stërmadhime. Autorja nuk e bën këtë pa qëllim.
- A mund të bëhet përmirësimi gjuhësor i një nëne që flet më fundin e shpirtit të vet.
- A ka kush që mund të zbukuroj më shumë tregimin se sa nënat kur flasin për fëmijët e vet, heronj të Kosovës.
- A ka diçka më madhore dhe më sublime se jeta e njeriut për lirinë e popullit që i takon?

Janë këto arsye që autorja na sjellë "15 rrëfime nënash zemërshpuara" krejt autentike dhe pa kurrfarë cenzure. Në 15 rrëfimet e nënave pasqyrohet koha e luftës së fundit në Kosovë. Vuajtjet e kësaj kohe nën okupimin serb dhe lëndimin e zemrave të nënave më shkrimin e emrave të bijve dhe bijave të tyre në altarin e lirisë. Janë rrëfime të nënave krenare në kohën lirisë. Krenaria e nënave në lirinë e Kosovës ka edhe mungesën dhe dhimbjen e madhe për fëmijët e tyre që sakrifikuan jetën për këtë liri që e gëzojmë sot.

Rrëfimet e nënave janë të ndryshme por është ngjashmëria që dominon në rrëfimet e tyre. Të ngjashme janë dashuria e pakufishme e nënave për fëmijët e tyre dhe shpaztësia që ata/ato kanë lënë në zemrat e tyre. E përbashkëta tjetër e madhe është frika dhe ngurrimi i tyre që fëmijët e tyre të bëhen pjesë e luftës. E përbashkëta madhështore është kur nënat kuptojnë vendosmërinë e fëmijëve të tyre, i urojnë më gjuhën e nënave. Më hajr u koftë rruga që keni nis. Zoti qoftë më ju. U kthefshi faqebardhë.
Përkundër asaj që dihej dhe paralajmërimeve për nënat se kjo rrugë ka edhe sakrificat e veta, zemrat e nënave nuk mund të paramendojnë më të keqen për bijtë dhe bijat e tyre. Ato megjithatë shpresonin në kthimin e tyre faqebardhë.

15 rrëfimet e nënave është vështirë më i përshkrue në mënyrë të veçantë. Është vështirë dhe e padrejtë më e përmend një emër nëse nuk i i veçon edhe 14-të të tjerë. Është e përbashkëta veçanti e rrëfimeve të tyre në këtë libër. Libri nuk kishte mund të përfundojë më bukur se sa më heroin e fundit të personazheve të këtij libri. E bukura në historinë e shqiptarëve e ka pashmangshëm edhe dhimbjen. Libri përfundon më ketë fjali. "Nuk ishte i martuar por trashëgim ka lënë lirinë e Kosovës".
E përbashkëta e 15 heronjve që vien nga rrëfimet e 15 nënave është se ata/ato trashëgim kanë lënë (gdhend) lirinë e Kosovës bashkë më lotin dhe dhimbjen e nënave zemërshpuara.

Libri i Alketa Gashi Fazliut "Ato gdhendin dhimbjen" është një vepër që përshkruan luftën dhe sakrificën e popullit tonë për liri. Autorja kryen një obligim qytetar dhe kombëtar karshi qëndresës tonë për liri. Pjesë e kësaj qëndrese janë edhe nënat shqiptare të Kosovës. Ajo e kryen edhe një obligim tjetër kombëtar, duke i bërë personazhe  kryesore të librit nënat shqiptare, që historikisht kanë mbetur padrejtësisht nën hijen e burrave përkundër kontributit dhe para së gjithash, vuajtjeve të tyre gjatë gjithë historisë tonë më plotë vuajtje dhe sakrifica.

Zymer Kuqaj, Malmö (Suedi)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat