T’përkujdeset shteti i ri!

Kultura

T’përkujdeset shteti i ri!

Nga: Sami Arifi Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 09:57
Sami Arifi

Për njerëzit e vetmuar n’pleqëri,

dashtë Zoti t’përkujdeset shteti ri!

Ia cingërron plaku për t'u dëgjuar,

s‘hap telefonin as brengat për t'ia treguar!

Kishte hallë e dert për t'bë,

qudi s'deshtën për t'i bë zë!

Si na qenka kjo njerëzi?

kur ka nevojë kambëkryq t'rrinë n'shtëpi!

T'ngushton sa s'ka më,

unë thotë ty t'kam vēlla!

Erdhi e zeza çka na gjetë,

kur shpirtinë ke n'siklet!

Askush s'kryen obligimin e vet,

interesin kanë n'rend t'parë!

Harrojnë t'mirat nga iu kanë ardhë!

Dhasht Zoti pēr njerëzi,

t'mira t'sillën për pleqtë n'shtëpi!

Edhe t’vegjlit bëhen pleq,

n'furrë do t'piqen si përpeq!

Çka ke bërë ke për ta larë,

me lotë n'sy ke për të qarë!

Kush t'thërret me gëzim n'shtëpi,

motra për vëllain bën sajgi!

Ia lehtëson brengën shpirtërore,

i sjellë gëzim n’jetën arbërore!...

Dashtë Zoti për njerëz n’pleqëri,

t'ketë kujdes shteti ri!...

T’i sigurojë shteti t’kenë dinjitet,

mos t’jetojnë pleqtë e mjerë vetë!

N’shtëpi t’moshuarëve t’kenë përkujdesje n’mjekësi,

Që ta kalojnë jetën e dinjitetshme n‘pleqëri!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat