Është promovuar libri studimor i titulluar “Mitrovica me rrethinë ndër shekuj”, i autorit, Dom Pashk Dani

Kultura

Është promovuar libri studimor i titulluar “Mitrovica me rrethinë ndër shekuj”, i autorit, Dom Pashk Dani

Nga: Lekë Mrijaj Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 21:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot, me 4 nëntor 2023 në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, është promovuar libri shkencorë “Mitrovica me rrethinë ndër shekuj”, i autorit, Dom Pashk Dani, meshtar i Dioçezës Prishtinë-Prizren.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtues dhe përfaqësues të Komunës së Mitrovicës, Klinës, Universitet "Isa Boletini" në Mitrovicë, klerik fetar të dy komuniteve katolike e islame shqiptare dhe personalitete tjera politike, intelektuale, kulturore e dashamirë të librit.

Moderimin e promovimit në fjalë e kanë bërë bashkëmoderatorët, Vilson Culaj, shkrimtar dhe Alketa Gashi-Fazliu, moderatore e RTK-së.

Njëkohësisht mori pjesë edhe shkrimtari i mirënjohur, prof. Mëhill Velaj, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve shqiptaro amerikan në Amerikë e anëtar i Vatres në Amerikë, drejtori i Radio Albes, z. Lekë Musolli, prof. Nexhmedin Spahiu, historian e studiues, prof. Bekim Kelmendi shkrimtar, prof. Arben Arifi, studiues shkencor, prof. But Dedaj e prof. Dodë Ndrecaj, drejtor i shtëpisë Botues "Shën Jeronimi" Klinë.

Paraprakisht fjalën e hapjës e mbajti kryetari i Komunës së Mitrovicës, prof. Bedri Hamza, i cili uroi autorin në fjalë për promovimin e librit-dom Pashk Danin.

Ai tha se kjo është një vepër e rëndësishme në vargun e atyre që janë botuar për qytetin e minatorëve.

Ndërsa në emër të rektores së Universitet "Isa Boletini" në Mitrovicë, prof.asoc.dr. Merita Shala, të pranishmëve me një fjalë rasti ju drejtua dekani i Fakultetit Ekonomik, prof.asoc.dr. Qazim Tmava.

Ai përgëzoi autorin dom Pashkun që ka bërë një punë të mrekullueshme duke përmbledhur në një botim të veçantë, kumtesa, shqyrtime,  dhe reflektime për Mitrovicën që janë mbajtur në një simpozium në vitin 2008.

Sipas tij, lajmet për botimet dhe promovimet e librave në Mitrovicë për shkak të rrethanave të pasluftës zakonisht kanë  mbetur në plan të dytë.

Ky realitet duhet të ndryshojë në mënyrë që Mitrovica të kthej prestigjin që kishte dikur si qytet i kulturës, i artit, i sportit dhe jo vetëm i politikës”, tha ai.

Në pjesën promovimuese, për librin në fjalë folën panelistët: Prof.dr. Gjon Berisha, Dr. Bajram Preteni, krijuesi dhe publicisti, Lekë Mrijaj, studiuesi, dr.sc. Pajazit Hajzeri, ndërsa në fund të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi autori i librit “Mitrovica me rrethinë ndër shekuj”, dom Pashk Dani. Promovimi u përmbyll me dy pika artistike, interpretuar nga vëllezërit Lekë e Gjokë Duhani me këngën e imzot Pjetër Bogdanit dhe Isa Boletinit.

Krejt në fund është shkrepur një foto e përbashkët e të pranishmëve me autorin e librit dom Pashk Dani. Ndaj autori i'u dhuroi të gjithë pranishmëve nga një libër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat