Me këtë gjuhë profetike, hapët rrugët prapë për lirinë!

Kultura

Me këtë gjuhë profetike, hapët rrugët prapë për lirinë!

Nga: Sami Arifi Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 09:28
Sami Arifi

Qoftë mallkuar ai bir shqiptari,

që flet n'gjuhë t'huaj pa nevojë!

I madhërishmi na'i dhuroj,

atë Perëndia do ta ndëshkojë!

Qiltërsi mori Bota,

me Atamin njeriun e parë!

I dha mendje edhe gjuhë,

për t'menduar n’Tokë për t’ardhë!

Nga mirësia e Perëndisë,

u krijuan dy gjni!

Për t'lehtësuar jetën e tyre,

ju la gjuhēn pellazgji!...

Pas përmbytjeve erdhi Thoti,

me njerëz për ta ringjallë Botën!

Me shtatë parimet e tij,

i dha njerëzisë ndriçim për Tokën!...

Me gjuhë pellazgo-shqipe,

ndriçon moti për njerëzinë!

Me këtë gjuhë profetike,

hapët rrugët prapë për lirinë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat