…Nëpër shtigje muzash

Kultura

…Nëpër shtigje muzash

VLASH PRENDI – Studiues Nga VLASH PRENDI – Studiues Më 8 nëntor 2023 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

…Kishte heshtur për një kohë të gjatë, saktësisht prej 61 vjetesh, po tani poeti 62 vjeçar Ramush Nikci ka vendosur t’u flase lexuesve me zërin e shpirtit, me zërin e arsyes, përmes mendimit të pjekur artistik dhe vargut të bukur poetik. E themi këtë, sepse poeti tashmë i njohur Nikci, brenda dy vjetësh ka shkruar dhe botuar një kolanë prej shtatë librash me poezi, duke e konfirmuar veten si një poet me vlera në letersinë shqipe, duke përcaktuar mjaft mire stilin e vaçantë të të shkruarit, menyrën e të shprehurit poetik dhe formën e vargëzimit. Poezia e tij, është nje poezi e thjeshte, e bukur, edlire, plot ndjenja, mendime dhe ide që relativisht linden tepër vonë, por që shpejt u lexuan dhe u kuptuan nga lexuesi i gjërë. Në fakt, kjo poezi e bukur dhe plot ndjenjë ka lindur qe në kohën e rinise së hershme në qenjen e poetit, është akumuluar ndër vite në shpirtin e tij poetik, për të shpërthyer tani në ditët tona dhe për të mahnitur lexuesit dhe botën letrare me vlerat e saj te padiskutueshme.

Të vërtetat tronditese që janë eksperimentuar vitet e fundit në Kosovë, u pasqyruan edhe në krijimet e poetëve taanë, sidomos në periudhën post – diktatoriale kur trojet dardane vuanin nën thundrën e shovinizmit serb, ku ndjenjat poetike ndrydheshin dhe fjalët zhdukeshin nga shpirtat krijuese. Ishte pikërisht kjo masakër ideologjike, qe e ka penguar ndoshta të talentuarin Ramush Nikci të shkruajë asokohe, prandaj ka shpërthyer tani, në vitet e pjekurisë poetike, për të na dhënë këto krijime mjaft të bukura dhe me peshë emocionale. Para viteve ‘90 poetët e rinj kosovarë, nuk mund të botonin asgje, po të mos thurnin vargje për partinë komuniste, udhëheqësit e saj, për dëshmorët jugosllavë, për vetëadministrimin, për fitoret që po arrinte federata etj. Ndoshta, ky ka qënë shkaku që shumë pena që shpërthyen vitet e fundit, si e poetit në fjalë, arritën suksese dhe admirohen për stilin e tyre, problemet që trajtojnë dhe shprehjen poetike, nga masa e gjërë e lexuesit.

Parë në këtë këndveshtrim, një shembull unikal është edhe poeti Ramush Nikci, i cili doli para lexuesit në vitin e vonë 2022 me vëllimin e pare poetik “Melodi kujtimesh”, ndërsa sot, paraqet para lexuesit librin e tij të ri “Fluturim në muzgun pa yje”, nje titull ky sa sugjestionues, aq dhe kuptimplotë dhe metaforizues, i cili brenda një kohe të shkurtër, është i shtati në radhë, sepse edhe gjashtë librat e tij të mëparshëm janë me mjaft peshë në poezinë e re shqiptare. Vërtete ndjeva kenaqesi kur i lexova disa prej këtyre librave, sepse të bënte për vete magjia e fjalës, e shprehjes poetike, stili i vaçantë i të shkruarit, metrika. Këtu, fjala shqipe ka rrezatuar jo vetëm për të dhënë kenaqësi estetike, por edhe për të rilindur shpirtin e lodhur të njeriut të vuajtur nën robëri dhe censurim.

Tani liria i ka dhënë poetit Nikci krahë, i ka dhënë frymëzim, i ka dhënë shpirt krijues, prandaj poeti do të fluturojë drejt horizonteve të reja të poezisë shqipe, do të shkruajë me atë stilin e tij të vaçantë poetik, pasi suksesin e ka të garantuar, sepse tashmë Ai është pjekur artistikisht, flet bukur dhe bashkebisedon me lexuesin e kulturuar. Ai ka aftësi të shkrije botën e brendshme shpirtërore me fjalën e bukur shqipe, të vjelë me kujdes leksikun e pasur të shqipes sonë të bukur, duke i dhënë lexuesit origjinalitetin e fjalës, shkëlqimin e saj, tingëllimën artistike që në tërësi i japin poezisë se tij një nur të kendshëm poetik. Sejcila poezi e këtij vellimi mbart vlera të veçanta poetike, sepse është sintezë e jetës, e realitetit të sotëm njerezor që poeti e ka derdhur në art. Poeti Nikci ka shpirt të ndjeshëm, ka shpirt njeriu, prandaj këtë krijues e ngacmon çdo fenomen shoqëror, ndaj të cilit poeti ynë mban qëndrim.

Liria e rrezikuar ka tërhequr vemendjen e poetit, por shpesh ajo mungoi në jetën e popullit dardan, sepse ai dhe bashkekohesit e tij e kanë endërruar lirinë. Ajo ishte shumë pranë tyre, por perseri e munguar, sepse “…Ky qiell i përlyer sivjet na merziti, / Shiu me breshërimë vrau gjethet e njoma, / Se do të qajnë lulet askush nuk e diti, / Thonë çikat fytzëna, kjo verë s'është e jona! / Ky mot gazevaj gjithçka na grabiti, / Si komit fytyrëtretur flaku ëndrrat tona…”. Shihet qarte, nga stili, nga menyra e komunikimit artistik se Ramush Nikci nuk është krijues i rastësishëm ne poezi, por nje poet i pjekur që ka shpërthyer jo rastësisht. Poezia e tij rrok një tematikë të gjere dhe të larmishme. APoeti ynë futet thellë në kohë tek vjersha “Porosi”, kur kujton porosityë e babait plak, që do jenë udhërrëfyese në jetën e tij: “… Sa mirë më mësoi! / Me buzën në gaz si yll fluturoi / Iku, nuk u kthye, ma kurrë s'e takova, / Por rrugën me kocka fare s'ia lakova, / S'e harroj një këshillë, që m'ka thanë gjith'herë, / Mbaje besën fort, larg shijeve t'kota, / Lekun me ngjyrë hini hidhe n'kontenierë, / Qielli yt ka vlerë, më shumë se gjithë bota”, pastaj e ngacmon pesha e sundimit të padrejtësive që i bëhen këtij populli të pafajshëm: “…Zgjohën si xhelati të presin me shpatë, / Trus, rri urtë fushëmal se t'heton truthara. / Ty t'jep pasaportën, dhjetë vite afat, / Vetë i thot mishtakut afrohu ma ngat, / Hiç pa batanije, gojëfushë, ballëcullak, / Vetë e ha kulaçin, ty t'jep shllinë me t'lara”, më tej poeti ngre ne peidestal figureën madhore të vajzës kosovare, e cila dashuron jetën dhe lirine: “…Ia kërkoj me t'ëmbla fjalë, / Zonjës bukur një premtim,, / Nisëm bashkë në rrugë të mbarë, / Drejt Rugovës fluturim,, / Këtu na pret një perlë hyjnore, / Besë e fjalë i ka për veti, / Përmbi shoqe Përmendore, / Pishëkurorë lule shëndeti. / Dredhojmë hapin rrugës vjetër, / Unë bilbil, Ti kanarinë, / Bëjmë pushim n'Kelmend patjetër, / Trupojmë Thethit pa makinë, / Këtu ka vlerë pesha e fjalës, / Si gjithmonë unë qetësi gjeta, / Nëpër valë të Lumit Shalës, Dukagjin ty tungjatjeta!”, me tej dënon me force veset negative të pushtetarëve që shfrytëzojnë pushtetin për favoret e tyre personale:”…E kujtonte motin, pa re plot behar / N'dashuri me zonjat për hir të pozitës. / Kamëkryq në kolltuk, si padron zyrtar, / Pushim sipas tekës, pa orar t'mesditës. / Si m'erdhi kështu, thotë me mend, pa za, / Ndoshta ma mirë ishte të ikja dhe unë, / Grup me kope korbash të shkoja me ta, / Si derr emërshitur, shpërblyer për punë”. Këto probleme që e shqetësojnë poetin, kërkon ‘ti fanitë përmes vargjeve, madje duke thyer edhe barrierat tradicionale të të shkruarit, pasi duket se me rimën e alternuar ABAB, ai e ndjen veten më të sigurtë dhe mund te shprehet me lirshem. Poeti Ramush Nikci i zgjedh fjalët kendshëm dhe i gdhend me mjeshtëri shqetësimet e përditshme duke medituar mbi krahët e shpresës. Tek poezia “Qarash Laramani”, me vargjet: ”…I përshtatët stinës, siç e lyp natyra, / Me këmishë jeshile, pantallon me lara, / Krijesë emërshitur me disa fytyra, / Po i mbylle derën, futët kah dritarja”, poeti jo vetëm mban qëndrim kritik ndaj veseve që dëmtojnë shoqërinë e sotme, por e perdor me sukses këtë stil, duke komunikuar lirshem me lexuesin.

poetik del nga shpirti i poetit Ramush Nikci, ajo eshte pjese e qenies se tij, e ndjenjave të tij. Përmes saj poeti shtreh kenaqësine dhe dhimbjen, bringën dhe shpresën. Ai ndjen dhimbje kur konstaton padrejtësi dhe godet pa mëshirë këto shfaqje të shëmtuara në shoqërinë njerzore, sepse poeti eshte i drejtë, i ndjeshem ndaj realitetit të zymtë që sundon në shoqërinë tone. Ka duruar poeti si Prometeu në zinxhirë, prandaj reagon ashpër ndaj këtyre fenomeneve shoqërore: ”… Ti s'ke lindë këtu, kape n'dorë një shkop, / Se gati erdh vera, shko merru me lope, / Unë këtu kam shtëpinë, krejt afër bashkisë, / Më ka thanë kryetari punës me ja nisë, / Unë pikë faji s'kam, ti shko fol me të, / Veç pak e hidhrove, as n'qytet nuk t'lë. / Nga kjo rrokullimë buzëqeshet drejtësia, / Puplohen servilët, kokat shkojnë te shpia, / Me euro vendime t’a shterrojnë kuletën, / Ti si gusa n'mjegull, grindësh me vetvetën, / Në këtë kohë me brina t'pushtetit dorëzi, / Pasi t’a merr votën, ma nuk t'sheh me sy”. Ky ankth i pashembullt, ky denim i pamerituar, kjo luftë e pakompromis e poetit me realitetin, me jetën çoi në konsolidimin e Nikcit si poet dhe formësoi në ndërgjegjen e tij, larminë e të shprehurit letrar dhe poetik.

Duke ditur se poezia në një fare mënyre është shprehje emocionale dhe qëndrim ndaj realitetit, duket se deshira e poetit Nikci është t’u shmanget emocioneve, të shkruajë ate që buron nga shpirti, ate që përjeton realisht dhe ia ka arritur qellimit. Poeti e njeh mire mjedisin shoqëror, jetën e vështirë për disa kategori të shoqërisë sonë, por mundësitë për të vepruar janë të kufizuara, megjithatë problemet i trajton përmes vargut poetik tek vjersha “Njerka dhëmbërrallë”, kur thote: “…T'i heqësh nga psheshi qenka e vështirë, / Sa dhimshëm qan tezja me lotin e mekur, / Ti nisu drejt kodrës, unë të jap të shtyrë, / Shpresë t'i cakin gotat, t'i turrën gjevrekut / Dhe prap t'i buzëqeshin njerkës së paftyrë. / Ç'është kjo botë me rrena, me uri vampire? / Që ha mish njeriu pa bukë e pa ujë, / Si kalit ndër bisht, kur i djeg kompiri / Qet shkelma dhe vrapon, në tërshanë të huj. / Vegla pa akord tingëllon më së miri.…”. Dhe sigurisht, vetem ata që din të shprehen artistikisht duke derdhur tharmin poetik në poezi mund të shkruajnë vargje të tilla, modele të spikatura të figuracionit letrar - poetik. Por një prej sukseseve të krijimtarisë poetike të poetit Ramush Nikci, është se poezia e tij, duke qënë e mire, e përcaktuar në kohë dhe tematikë, me një platform ideore të theksuar shoqërore, ka një tingull të gjërë dhe të thellë njerëzorë. Por krahas vlerave kryesore ideo – emocionale dhe menyrës origjinale të konceptimit të materialit poetic të pasqyrimit të realitetit të këtij poeti, lexuesi nuk do t’a ketë të vështirë të konstatojë se krijimtaria e këtij poeti përshkohet nga fryma romantike, sepse këtu ndikon edhe karakteri i saj lirik.

Duke lexuar krijimtarinë poetike të Nikcit, të bën përshtypje aftësia e tij për të dhënë në pak vargje figura të bukura të realitetit shoqërorë me një realitet piktoresk të rrallë, që të mbetet në kujtesë. Një mjeshtëri të tillë e dallojmë tek përshkrimi i figurave të personazheve, por sidomos tek pershkrimi artistic i natyrës. Poeti Ramush Nikci është për t’u përgëzuar nxehtësisht sepse jo rastesisht sjell një vlerësim objektiv për poetin e madh dhe të paharruar Azem Shkreli, të cilin poeti e ka mjaft për zemer. Tek poezia “Shkreljane”, Nikci vlerëson: “Nëpër lug të Shkrelit, një pendë ari doli, / Përplot ngjyra jete si pikturë e gjallë, / Fluturoi mbi yje mbi pendla sokoli, / Buzëqeshi Rugova, sot na lindi djalë, / Ajrin dhe shëndetin luginës ia mori, / Aty nis rrugëtimin “Karvani i bardhë”. / Si skifter mbi lisa, fjalëshpatë e trung burri, / Bulëzoi lulebora në bjeshkë ngjitë me re, / Nisë nga abetarja, me një fjalë prej guri, / Një diell dritëbehar ngrohu mbi atdhe, / Me kthetra fajkoni me ngjyra flamuri, / Zhveshet mjegullina, zanat k'nojnë me ne. Jane të rrallë sot poetët që shkruajn poezi përkushtuese ndaj figurave të njohura të letersisë, por Nikci e shkruan me pasion një poezi të tillë për bashkëqytetarin e tij, poetin e shquar kombëtar Azemin e madh.

Mjaft i etur për fjalën e bukur shqipe, i palodhur në kërkime, i vetëdijshëm se edhe ai mund të vendosë një gur të çmuar në themelet e poezisë sonë, poeti Nikci shkruan duke vleresuar fjalën si qenje e shenjtëruar duke nxjerrë nga “arkivi” i tij i pasur figura letrare brilante metaforike, për të depërtuar në zemrën e lexuesit. Ȅshtë i shumtë numri i kompozitave të krijuara dhe përdorura nga poeti në këtë vëllim poetik, madje edhe përdorimet me vend në varg, shtojnë vlerat emocionale gjatë leximit të vjershave. Njësi të tilla leksikore si: fjalëshpatë, pendëmbël, mjaltëhoje, dritëplotë, fytzanë, fjalëpadalë, durimgurë, fytyrëtretur, fushendërr, dëshirëmadhe, shamihanë, keqpeshuar, gojëfushë, orësorrë, faqenxirë, buzëfryrë, gojëfushë, ballëcullak e mjaft të tjera, duke pasuruar kështu edhe fjalorin tonë leksikorë. Një dukuri tjetër, është se veç rimes tradicionale ABAB dhe AABB të përdorura në librat e parë, autori tani përdor edhe rimën ABBA, duke i dhënë larmi ndërtimit të strofës poetike, siç ndodh tek vjersha “Fusha e tejdjegur”, ku autori shkruan: “…Po shkoj edhe unë, pa tru si gjel deti, / Përplitet pa flatra si zogu krahëthatë, / Ditës rri paluar, rrugëtoj nëpër natë, / Fushës etjedjegur kërkoj ujë shëndeti. / Kot se kaloi ora me ç'akord akrepash, / Kurdisur me kast nga gishti gjembak, / Motziu merr nusen, pa lirë, pa duvak, / Çuni lodron fyllin ndër valle kulshedrash”. Krijimtaria poetike e Nikcit, mbetet një nga vlerat e bukura të poezisë sonë të viteve të fundit. Ajo të tërheq me brendinë e thellë, tematikën e larmishme, problemet shoqërore reale që shtron, qëndrimin kritik që mban ndaj dukurive negative që konstaton në shoqëri, por edhe për ngjyrat kombëtare, frymën bashkëkohore dhe nivelin e lartë të të shprehurit poetik.

Duhet theksuar se lirizmi tek vepra e këtij poeti, është tipar i qenësishëm në gjith vëllimin poetik, është burim i shpirtit të tij prej patrioti, është kombinim perfekt i kredos së poetit me ngjyrat poetike të krijimtarisë së tij. Kësisoji krijimtaria poetike e tij bëhe më e bukur, më e thjeshtë, më tërheqësë, më e kendëshme. Vellimi poetik “Fluturim në muzgun pa yje”, i poetit Ramush Nikci, është libri i shtatë i tij, është një kontribut i rendësishem që i jepet letërsisë sonë, lexuesit tone, prandaj për këtë veprimtari aspak të lehtë, poeti duhet vlerësuar. Thënia profetike se “…Poetët fillojnë të jetojnë, kur të vdesin”, nuk duhet besuar. Poeti është poet kurdoherë, ai e ka firmosur pavdekësinë me veprën e tij, prandaj duhet respektuar në maksimum, sidomos kur është gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat