Himara rikonfirmohet kulturë ilire

Kultura

Himara rikonfirmohet kulturë ilire

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Pas Linit, është Himara ajo që në nëntokën e saj ruan objekte të rëndësishme arkeologjike që mund të vlejnë shumë për fillesat dhe vazhdimësinë e kulturës ilire në këtë zonë.

Ekspedita e muajit Tetor, zbuloi një tjetër vendvarrim tumular, i cili deri më tani mbetet më unikali se të tjerët që janë zbuluar më parë në vend, për nga ngritja e strukturës së kodërvarrit.

Enë balte, një majë heshte e periudhës së hekurit te hershëm dhe formacione të ndryshme kanë dalë në dritë nga gërmimet, të cilat plotësojë panoramën e periudhës së bronzit dhe të hekurit në bregdetin jonian.

Tuma gjendet në shtratin e përroit të Korramit, ndërsa specialistët tashmë po punojnë për konservimin dhe rimbulimin e strukturave të varreve të tumës, për të shmangur dëmtimet nga prurjet e reshjeve përgjatë muajit të dimrit.

Për këtë zbulim mbreslënës reagoi edhe kryeministri Edi Rama ku veç detajeve të ekspeditës, sqaron për publikun që këto gjetje në Himarë janë të njëjta me pjesën tjetër të Ilirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat