Netflix anulon pesë seri të njohura

Kultura

Netflix anulon pesë seri të njohura

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 21:26
Netflix

Netflix ka anuluar pesë seri filmike për shkak të efekteve të vazhdueshme të shtatë muajve të grevave të Hollywood-it.

9 nëntori shënoi fundin e grevës së aktorëve të “SAG-AFTRA”, por efektet e saj, dhe ajo e grevës së autorëve, vazhdojnë.

Të dyja grevat zgjatën katër muaj: protesta e autorëve të WGA (Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës) nga maji deri në shtator dhe ajo e aktorëve nga korriku deri në nëntor.

Për shkak të goditjes që patën këto greva në financat e Netflix-it, shërbimi i transmetimit ka vendosur të anulojë seritë “Glamorous”, “Agent Elvis”, “Farzar”, “Captain Fall” dhe “Shadow And Bone”, ndërsa fansat vajtojnë për humbjen e serive të tyre të dashura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat