Deputetët e krajlisë!

Kultura

Deputetët e krajlisë!

Nga: Sami Arifi Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 08:58
Sami Arifi

Deputetët e krajlisë,

ca përfaqësues të shqiptarisë!

Kundër reformave ageare,

mos t'vendosën kolonët n'tokat e shqiptare!

U ankuan te krajli kundër kolonizimeve serbiane,

peshqeshe i çuan qilima dhe jane!

U graduan nga krajli i Serbisë,

morën dhuratë kuti duhani me vulë t'krajlisë!

Çuan qilim edhe jan,

morën kuti për duhan!

Kolonizatorët n’Kosovë veç sa u shtuan,

te krajli delegacioni ynë u mashtruan!

Me Tom Popoviqin delegacion se jo mahi,

shkuan te krajli i hynë n'shtëpi!

Urojmë Zotin kurrë si atëherë,

mos t'na vije dimër as verë!

Ajo kohë s’ishte t'krenohemi,

uroj tani vetë t'korrigjohemi!...

Mos t'krenohemi me padie,

t'bëhemi vetë zot shtëpie!

Ca tantë për t'huaj me krajl e mbret,

ata na sollën veç termet!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat