Iliria, bashkimi ynë

Kultura

Iliria, bashkimi ynë

Nga: Atdhe Geci Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 00:53
Kopertina e librit

Të gjithë po pyesin kur do të jetë ajo ditë

ai çast i ëndërruar i rilindësve të kombit

cili do të jetë i ardhshmi ynë në kthimin

e emrit Iliri, cili i nderuar do jetë prijësi !...

Koha e tashme dhe e shkuar po pyesin

kur do ia kthejmë emrin Atdheut në Iliri

të gjithë po pyesin kur do të jetë ajo ditë

kthimi në emrin Iliri na i bashkon trojet

Kjo nismë e rëndësishme e shqiptarëve

i gëzon katër Mollat e gjakut të Atdheut

Atdheu ynë nuk mburret aq nga fuqia tij

por nga vendimi i fortë për çështjen Iliri!...

Të gjithë po pyesin kur do të jetë ajo ditë

ai çast i ëndërruar i rilindësve të kombit

kthimi i emrit të Atdheut në emrin Iliri

do të jetë Himni i flamurit, Himn në Iliri!...

Kjo nismë për kthim të emrit në Iliri, e

nderon Naimin, Gjergj Fishtën, Asdrenin

Pirron, Gjergj Kastriotin, Adem Jasharin

dhe katër Mollat e kuqe të Atdheut tonë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat