Kolë Çetta, një poet i dashur dhe i preferuar për fëmijë

Kultura

Kolë Çetta, një poet i dashur dhe i preferuar për fëmijë

Nga: Dedë Preqi Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Emrin e poetit Kolë Çetta, do ta njohim në sfondin e shumë librave me poezi për fëmijë, që me mjaft sukses i ofrohet prirjes së shprehjes dhe talentit të krijimtarisë poetike për fëmijë, që në letrat tona shqipe zë një vend të çmuashëm si vlerë artistike dhe letrare, duke përdorur gjuhën e thjeshtë dhe të ëmbël, të cilën e duan fëmijët dhe me preferencat e tyre.

Fryma poetike e Kolë Çetës, në poezinë për fëmijë është shprehje e imagjinatës krijuese dhe përmes thjeshtësisë së fjalëve autori, jo vetëm që e bënë të lehtë për fëmijët që poezia të kuptohet dhe mund edhe të recitohet, por edhe të mësohen vargje përmendsh, ndonse lënda dhe brumi janë të qarta së bashku me përshtatjen e rimës dhe gjuhën e shprehur të autorit në këto libra.

Kolë Çeta, një poet i dashur dhe tani i preferuar për fëmijë, por edhe një edukator me ide sociale e përparimtare, të cilat i ushqeu në shpirt me kohën dhe i përcjelli në brezat e rinj. Me shkrime u muar që në moshën rinore në fshatin e tij të lindjes « Doblibare » tani Balldrin, të Gjakovës, edhe pse përkohësisht jeton dhe vepron në Luzern të Svicres, kohën e fundit e zgjodhi si vendbanim të përhershëm Prizerenin piktoresk.

Vjershërimet e para i botoi në revisten Shëndeti , Koha ditore, Pionieri, Rilindja për fëmijë dhe shumë revista të tjera, ku në gjitha shkrimet veta me poezi për fëmijë, e gjithë lënda u brumos dhe u gatua nga një përkushtim jo vetëm i fuqisë emocionale e intelektuale, por edhe i frymëzuar me porosi edukative e atdhe dashurie.

Librat e botuar të Çettës, me poezi për fëmijë janë një mori e tyre, duke filluar me « Erë Kopshti » 1995, « Udhë kryqi » 1995, « Mendime të Arta (l) » 2008, « Horizont lirie » 2008, « Një emër një zemër » 2009, « Vjersha për fëmijë » 2010, « Mendime të arta (ll) », « Buqetë zambakësh » 2013, « Mendime të arta(lll) » 2013, « Kallëzime popullore në kujtesën time » 2014, « Një copë qiell » 2014, « Mendime të arta(lV) », 2015, « Lutu për ne » poezi për Nënën Trezë, 2016, « Mendime të arta(V) » 2017, « Dritë për sy » 2019, « Rrjedha e burimit » 2019, « Lutje dhe menditime » 2021, « Rreze e pa thyer » poezi dhe fjalë të urta, 2021, « Shfaqje nëpër faqe » 2022, dhe libri i tij i 20-të, « Lumi i dëshirave »2023.

Është më rëndësi të përmendim në librin e fundit të Çetës, me poezi për fëmijë « Lumi i dëshirave » të redaktuar nga poeti dhe publicisti i mirënjohur Skënder Zogaj, përveq se i jep një vlerë të posaqme këtij libri, por edhe e cilëson edhe si botim karakteristik për letërsinë shqipe, për disa arsye, së pari autori i këtij libri është autori më i vjetër dhe më aktiv në Kosovë, me moshën 84 vjeç, dhe është për një lakmi, kur autori edhe pse është në këtë moshë vazhdon të krijojë vagje freskuese për fëmijë akoma dhe përditë, duke i sjell në vëmendje ndryshimet e shumta të ndodhura gjatë kohës në fenomene të reja, që i ka prodhuar jeta dhe koha e re.

Dhe karakteristikë e dytë, sipas redaktorit të këtij libri S.Zogaj, në librin e Çetës, thotë, e gjejmë një gurrë të thjeshtë dhe të rrjedhshme të gjuhës popullore, e cila e ka ndihmuar edhe poetin të bëjë një punë të sukseshme, duke shfrytëzuar në këtë formë arsenalin e vlerave motivore dhe artistike.

« Vështrimi » që shfaqet në librat me poezi për fëmijë të poetit K. Çetta , ku ajo çfarë vërejmë në radhë të parë, janë idealet dhe parimet me të cilat poeti e thur poezinë, përveq se poeti shtron shumë tema të ndryshme dhe të pa numërta me poezi, por edhe duke ua shtuar vullnetin dhe zgjeruar fantazinë e tyre në jetën reale, se jeta dhe ardhmëria njerëzore është e ëmbël me tubën e tyre , që japin edhe shembëllin më të mirë, duke ruajtur traditën, sikur në poezinë /me ju fëmijë/ , në librin « Shfaqje nëpër faqe », Me ju o, fëmijë, ne e shohim rritën, me ju të gjithë, e ruajmë traditën.

Përveq të tjerave, poeti Çetta, përmes poezisë për fëmijë që shtjellon dhe shfrytëzon pothuaj të gjitha potencialet me tematika të lloj-llojshme, duke e pasuruar dhe lavruar bukur fushën dhe rrafshin e fantazisë së fëmijëve, por edhe duke e freskuar natyren e tyre me këshilla dhe sugjerime, ka vend të diskutohet edhe për tema për të rritur, sikur që është mërgimi si një plagë e vjetër, si një shtegtim i shumë shqiptarëve, që e përjeton edhe vetë poeti, por ajo që e mundon shumë, është për vëllaun Marku, që emigroi para 50 viteve në Australi, të cilit ia ka kushtuar një poezi të veçantë me titull /Shkove si zogu shtegtar/ në librin « Lumi i dëshirave », duke i sygjeruar që të kthehet në atdhe, me fjalët, kthehu vëlla i dashur në Kosovën e lirë, sikur donte ti thonte se, edhe në Kosovën tonë të dashur është bë mirë.

Kolë Çetta, si një poet i njohur për fëmijë, nuk mund të anashkalohet edhe për mendimet e tij të arta, të cilat i ka shkruar në pesë vëllime, që kanë një rrol të rëndësishëm si mendime dhe fjalë të ndritura, që na shërbejnë në jetën e përditshme si ushqim i shpirtit me këshilla dhe fjalë e mendime me vlera, me ç’rast po i shkëpusim vetëm disa fjalë të arta nga librat Çettës.

-Sa mëkat është kur flet tradhëtari për meritat e një luftëtari

-Thanë se koha është flori, por vetëm nëse ajo shfrytëzohet në tërësi

-Mos u çudit me këtë botë, se të gjithë jemi pjesë e kësaj bote

-Mëndja e thellë mbrohet nga rrënja, ndërsa ajo e lartë lëkundet nga maja

Ndonse poeti në librat me poezi për fëmijë gjatë shprehjeve të tij nuk epikureizon emocione të thella dhe me gjuhën që shkon në shtrirjen gazetareske të problemeve, apo të cilat mbulohen me klithje e dhembje shpirtërore dhe të lyera me “poetizëm”, por gjuha e këtij poeti është shumë e thjeshtë, e bukur dhe e ëmbël, që e duan edhe fëmijët, ku poeti na shpjegon dhe rrëfenë poezinë pa e zbukuruar, duke i gjetur ato tablo, të cilat flasin vet me asociacionin lirik, që ngjallin shpirtin e lexuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat