Mërgimtar i jetës

Kultura

Mërgimtar i jetës

Nga: Nezafete Jakupi Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 17:48
Nezafete Jakupi

Ti nuk zënë vend

As aty ku je

As këtu kur vjen

As atje ku shkon
 

Ti nuk zënë vend

Vet nuk e din ku shkon
 

Nga shtëpia ikë

Në shtëpi shkon

Shtëpi nuk ke

Një tjetër ndërton
 

Ti e din çka don

Por s`e din çka bën
 

Pa shtëpi atje

Pa shtëpi këtu

Vend askund nuk zënë
 

Mërgimtar i jetës

Fatin ke iluzion
 

Fluturim në qiell

Nga lart shikon larg
 

Rrugën ke në hap

Jeta rrugëton

Nga rruga shikon lart

largimin ta kujton
 

Fluturim të ri për kthimin tjetër

Shpirtin s'ta ngrohë dot vendi i ri

Sikur vend i vjetër
 

Ike mërgimtar nga një vend në tjetër

Emrin tjetërsove

Mërgimtar mbete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat