Piktura me sqimën plot jetë dhe shpirt artistike

Kultura

Piktura me sqimën plot jetë dhe shpirt artistike

Nga: Gjon Marku Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 22:51
Gjon Marku

Të pikasësh të bukurën e aq me tepër ta hedhësh në telajo do të thotë të jesh në kërkim të saj e të vështrosh me zemër jetën dhe natyrën, ta njohësh atë duke ruajtur personalitetin krijues e me mjetet shprehëse, nëpërmejt tonalitetve herë të forta e herë të buta të mund të nderthuresh elementët e natyrës dhe jetës në përgjithësi apo në veçanti, të mund të shprehë vijën midis reales dhe ireales me fantazinë e tij nëpërmjet kombinimit të ngjyrave.

Vepra artistike në pikturën e Ndue Markut, karakterizohet nga një gamë e gjerë temash, që gjejnë zgjidhje në forma të ndryshme, shpesh të papritura. Dallohet për prirje psikologjike të personazhit shpesh me qëndrime statike, duke evidentuar forcën shpirtërore në imazhet dhe portretet e figurave. Nga tabloja në tablo koleksioni artistik pasurohet siç pasurohen dhe vlerat pamore të tij. Artisti tregon një aftësi të jashtëzakonshme në trajtimin e portretit. Ai zhytet plotësisht në kërkimin e thellësis tipologjike të karakterit dhe të psikologjisë së modelit, duke zotëruar atë me përkushtim dhe kulturë profesionale pa e zhveshur nga vlerat artistike. Njohja e psikologjisë së personazhit, vizatimi i saktë, kompozicioni i ekujlibruar, atmosfera nostalgjike për traditat e së kaluarës dhe mbi të gjitha kolori i pasur dhe i harmonishëm, janë dhe thelbi i të veçantisë së krijimtaris artistike të këtij autori. Ai është i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm se që të realizosh vepra artistike duhet diçka më shumë se riprodhimi i realitetit e është ajo që transmetohet tek shikuesi i veprës që e sodit, është mesazhi, dhe komunikimi emocional.  

Spikasin modelimi i fytyrave të njerëzve të vendosura në tablo, koloriti i fortë dhe kontrastet mes ngjyrave të ftohta dhe të ngrohta. I vetëdijshëm se talenti nuk është vetem një prerje konceptuale e botës vizuale çfarë ka të bëjë me stilin, por dhe një ngulmim për të arritur diçka të denjë, për t’i dhënë jetë kështu botës dhe realitetit me sqimën dhe shpirtin artistik.

Natyra e qetë është gjithashtu vokacion i piktorit Ndue Marku i cili ka shumë realizëm në këtë gjini të artit të të pikturuarit, vepra që realizohen me përkushtim ku autori me ngjyra të pastra paraqet objekte intime të materializuara me mjeshtri artistike në telajo. Piktura që shquhen për elegance e shije estetike e që tregojnë se artisti e do të bukurën por kjo e bukur realizohet nëpërmjet një prekje shpirtërore duke kuruar me kujdes çdo detaj, i cila vjen me një ngjizje artistike e një këmbëngulje e pasion të jashtëzakonshëm larg të të qënit një shabllon e me një mënyrë të veçantë të komunikimit me publikun. Në disa prej veprave të tij vihet re penelata e tij shpërthyese, e cila krijon ritëm formë dhe kontrast e mbi të gjitha mëkojnë një joshje dhe tregojnë për punën delikate dhe një finesë të admirueshme shprehëse që të befasojnë dhe rrëmbejnë. 

Peisazhi, në pikturën e piktorit Ndue Markut flet për një lloj vitelateti të qëndrueshëm dhe të përhershëm në krijimtarinë e tij ku spikasin tema të marrëdhënjeve të njeriut me natyrën. E artisti nuk ndalet përballë psionit të të pikturuarit e gjithnjë kemi punë të reja e gjithnjë peisazhi i tij sugjeron diçka, një problem, një mendim e sjell një vepër të rëndësishme. Gjithënjë në pikturën e tij gjejmë një ekulibër dhe një piktur të vërtetë në llojin e tij ndonjëherë edhe pse nuk ka një definicion konkret. Për artistin arti nuk ka kufi e nuk ka as fund. Gjithësesi magjia e natyrës është dhe pjesë e frymëzimit të tij artistik. E në seicilën prej veprave të artit të kësaj gjinie ai shpreh individualitetin e tij krijues që ndjehet në mjetet shprehese duke marrë mbështetjen emocionale pikërisht nga natyra e cila me fenomente e saj të mrekullueshme afron mbështejtn emocionale dhe i vjen në ndihme piktorit në përmbushjen e misionit të tij artistik. Natyrisht natyra ka qënë dhe mbetet përherë objekt i artistëve të arteve figurative por dhe i artistëve të tjerë. Thekshëm, dalë prej shpirti vijën pejsazhet e tij të bukura të mbushura me elemntët e natyrës. 

Preokupimi artistik i Ndue Markut nuk jepet vetëm nëpërmjet peisazhit apo natyrave të qeta po jepet në disa gjini siç janë: kompozicioni, peizazhi, natyra e qetë, nudo dhe portreti. Ai gjithnjë frymëzohet nga motive të ndryshme të botës tradicioanle shqiptare sidomos ato të Shqipërisë së Veriut që shquhen për koloritin magjepsës. Për të ngjyrat kanë një rëndësi të dorës së parë e vendosen në një ekulibër e raport të ngrohët në funksion të realizimit të vlerave. Ato janë të pasura dhe formojnë një hapësirë të matur e një harmonizim të qartë e kanë qetësi koloristike, shpesh të shoqëruara me shumë shtresëzime dhe zbusin trajtimin e hijeve, ndërkaq pjesët e ndriçuara janë të evidentuara me tone elegante vartësisht nga frymëzimi krijues.

Piktura e tij gjithnjë ruan tiparet e të shprehurit qartë artistikisht dhe mbetet konseguent angazhimit për të realizuar vepra të rrëfimit intim e shprehës.

Ai ka pikturuar dhe disa piktura në gjinine së nudove e këto realizime janë me një kolorit të ngrohte e të qetë për ta fuqizuar shprehjen e modelit të paraqitur dhe vlera e energji pozitive shprehese. Kjo ngjan me një koracë që fsheh një botë të brenshme, shpirtërore të pasur me ndjeshmëri të thellë, duke krijuar individualitetin e vet krijues por dhe spikatjen e tij të veçante.

Gjithnjë kur vështron pikturat nudo e ndjen sensualitetin e tij të veçantë, në heshtje ai pasqyron çdo detaj të trupit femëror duke evidentuar bukrinë e lakuriqësisë argëtuese, duke fshehur mjeshtetrisht shpesh pjesët intime. Autori në pikturat nudo na sjell identitetin femror harmonizuar me ngjyrat e bukura që përfaqësojnë bukurinë shpirtërore, brishtësinë dhe kompleksitetin e figurës njerëzore duke i bërë këto piktura të bukura e njëkohësisht të prekëshme, më të pranueshme, me intime dhe të qënësishme. E rëndësishme është së ato trajtohen me shije estetike dhe artistike.

Piktori në disa raste është dhe rebel. Në fakt po nuk je rebel nuk je artist. Po të vërejmë me kujdes kitarën e tij dhe telin e saj të keputur gjithnjë të fut në mendime e të ndjek prapa kuptimi i saj apo rebelimi i piktorit në të. Ai gjithashtu rebelohet dhe përjeton fort ngjarjet e dy prillit në Shkodër. Akoma në familjen e Arben Brocit gjendet piktura e fluturimit të lirë të pëllumbave mes të cilëve dhe pëllumbat e plagosur pra me një domethenje të thelle e më një dramacitet të brendshëm. Në pikturë parasheh një horizont drite dhe shprese për ç’ka vetë piktori ënderron e synon të bëhet më bukur.

Ndue Marku ka një gamë të gjërë morivesh në pikturën e vet por ai e strukturon dhe realizon veprën pa hezituar e pa drojë e në një këndëvështrim origjinal. Në përgjithësi pikturat dhe veprat e tij të artit janë jeta e tij, vendlindja, udhëtimet, caqet e  ëndrrave, sinqeriteti e mbi të gjitha guximi për të shpalosur pa “frikë e pa zor” talentin e tij plot peshë që gjenerohet prej mallit dhe dashurisë e kujdesit për të shpalosur një rrjedhë ndjenjash të pastra ku thuhet shumëçka duke shpalosur në shumë rastre ritmin e kohës.   

Punët e ralizuara ndër vite të krijimtarisë së tij të lënë të kuptosh se piktori Ndue është një artist i telajos i cili tregon mjaft kujdes në ruajteje dhe sistemimin e të gjitha punëve te tij. Vitet e qëndrimit në Shkodër kontaktet dhe bashkëpunimet me artistë të mëdhenj shkodranë si Ismail Lulani, Pirin Sheldia, Liljana Çefa etj. kanë lënë gjurmë të forta në jetën e tij artistike. Por ai është ndalur dhe vëzhguar dhjetra herë edhe pikturat e Koli Idromenos apo Kel Kodhelit për të mos thënë më pastaj për piktorët e tjerë jashtë Shkodrës. Është pikërisht Shkodra një urë e rëndësishme e ekspozimeve të tij prej nga ku nisin ekspozimet në mjaft galeri prestigjioze, edhe pse ekspozita në Shkodër është ekspozita e tij e dytë në pikturë pas asaj në Tiranë pavarësisht moshës së tij të re. 

Sigurisht që kohët ndryshojnë, aq më shumë kur bëhet fjala për periudha tranzicionesh të mëdha. Të qënurit rebel është në shpirtin e krijuesit një tipar i veçantë që nxit egoizmin për të mbajtur artin e tij në nivele të larta.

Natyrisht piktura e Ndue Markut nuk ka kaluar jashtë vemendjes së medjave qoftë në Tirënë apo Romë ku shpesh i drejtohet mikrofoni për të dhënë objeksionin apo mendimin e tij tej asaj që ka hedhur në telajo. 

Ai ka ekspozuar në shumë vende të huaja si: Romë (Itali), Paris (Francë) Belgjike, Poloni etj. duke marrë vlerësime të larta nga kritika e huaj e mjaft të rëndësishëm. Shumë nga pikturat e tij janë pronë e koleksionistëve të ndryshëm në Itali, Argjentinë, Gjermani, Kosove etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat