Sot

Kultura

Sot

Nga: Xhelal Hoxha Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 09:43
Xhelal Hoxha

Sot ne kemi festë të madhe

"Sot ne s'kemi asnjë fe

Sot ne s'kemi asnjë parti"

Sot kemi vetëm një atdhe:

Me emrin e vetëm, SHQIPTARI!

Valojnë kudo flamujt kombëtar

me shkabën dy krenare kuq e zi

Festojmë për Njëzetë e tetë Nëntorin

Festojmë e urojmë për Pavarësi!

Në Krujë ndodhi Nëntori i parë

Me Gjergj Kastriotin-Skënder beun në ballë!


Në Vlorë ndodhi Nëntori i dytë

Me Ismajl Qemajlin që e kishim si sytë!

Do të na ndodhë edhe një ngjarje e madhe

Që e presim me dashuri e përjetësi në radhë

Nga të gjitha trojet tona, ndër breza e shekuj...

Mos na daltë shpirti, atë ditë nëse nuk e arrijmë në jetë

Nëntorin vendimtar, Nëntorin e tretë-Nëntorin e vërtetë

Kështu të bashkuar do të jemi krejt...


GËZUAR, o ju Shqiptar!

Të bashkuar në një Shqipëri natyrale

Duhet të jemi unik gjithmonë, jo më të ndarë

Dhe qofshim me fat e faqe bardhë!

Rroftë flamuri Kombëtar!

Rroftë populli Shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat