Kuq e Zi me mijëra vjet!

Kultura

Kuq e Zi me mijëra vjet!

Nga: Sami Arifi Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 10:58
Sami Arifi

Mijëra shqipe mbajnë emrin Marigonë e Vlorë,

për ngjarjen madhështore që kishte ndodhë!

Marigona qëndisi Flamurin,

T'pashkulur Qemali vendosi gurin!

Kur Pavarësi populli ynë ka shkruar,

armiqtë ishin tërbuar!

Nga t'gjitha anët ishin vërsul,

Pavarësinë nga Vlora për ta shpërngul!

Jo ky popull për asnjë çmim,

nuk e hoqi atë vendim!...

Që nga Vlora anë e mbanë,

populli ynë sot feston!

Ngritë Flamurin me dinjitet,

Pavarësinë populli çdo vot e pret!

Trojet tona t'i zotërojmë vet,

Kuq e Zi me mijëra vjet!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat