Popujt që mendësinë kanë, në hapësirë gjithmonë superiorë janë!

Kultura

Popujt që mendësinë kanë, në hapësirë gjithmonë superiorë janë!

Nga: Sami Arifi Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 09:24
Sami Arifi

Nëntoka është pasuri nxjerrë nga errësira,

për njerëzinë sjellë shkëlqim e të mira!

Mbitoka hapësirë shfrytëzimi dhe pushtimi,

Toka pasuri shkëlqim dhe shfrytëzim!

N'hapësirë qëndronë,

Titullar t'përhershëm mbi Tokë s'egziston...

Vetëm Mbifuqia që ligjet përcakton...

Të gjitha kush i menagjon,

kush i komandon!

Mendja e njeriut ato i orjenton,

Mbifuqia mbi fuqitë!

Te njerëzit bëri mendësit...

Nëntokën dhe Tokën njerëzit e shfrytëzojë,

n'pronarë të përjetëshë asnjëherë s'qëndrojnë!

Sa t'kemi frymarrje kështu puna qëndronë,

puntë e ligjësisë Universi rregullon!...

Ata popuj që mendësinë kanë,

n'hapësirë gjithmonë superiorë janë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat