Modelet qytetare dhe shërbestare që lënë gjurmë në jetë

Kultura

Modelet qytetare dhe shërbestare që lënë gjurmë në jetë

Nga: Agim Jazaj Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 12:50
Agim Jazaj

Të gjithë ndahen, largohen nga bota e të gjallëvë, po të rrallët rrojnë mes të gjallëve- përjetësisht!

I tillë mbetet edhe Azem Meli për bashkëqytetarët e tij të Vlorës, dhe përtej hartës së saj!

Kush nuk e ka njohur dhe nuk e kujtojnë Azem Melin, një njeri i njohur dhe i nderuar nga bashkëqytetarët e Vlorës dhe përtej Vlorës, për pozicionin e tij, që ka mbajtur, për vite të tëra në ish Parkun Automobilistik të Vlorës, shërbestarin dhe qytetarin model!

Jo pak e kanë shënuar fortë dhe vlerësuar modelin e atij njeriu që ka mbetur në kujtesën e tyre si: Njeriu i selitur dhe drejtuesi i ujdisur, shtat lartë dhe shpirt art organizator dhe kordinator, admirues dhe referues edhe përtej asaj ish ndërmarjeje nacionale!

Aty ku ka punuar dhe drejtuar; puna, shëmbulli dhe modeli i tij ka lenë gjurmë në jetë!

Jo pak e kanë shënuar fortë dhe vlerësuar modelin e atij njeriu, që ka drejtuar në sektorin publik, shumë të vështirë, i mbetur në kujtesën e tyre si: Njeriu i selitur dhe drejtuesi i ujdisur! Atij njeriu i qeshte buza, po edhe shpirti…

I përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm për veprimin dhe mos veprimin.

Eh! Kush vlonjat, nuk e ka shënuar fortë në kujtesën dhe shpirtin e tij shpirtndriturin dhe mëndje artin, njeriun model, qytetarin e rrallë, prindin shëmbullor…

Njerëzit që kishin hall, natën apo ditën, me bllokun në xhep dhe shënimin që i’u jepte njerëzve, u jepte zgjidhjen…

Në mes të rrugës kudo ndodhej, do nxirrte nga xhepi copën e letrës dhe do t’i vinte “vulën” e zgjidhjes, me “Vendimin e Formës së Prerë” nga Azem Meli, ku e takonin, në ndërmarje, në rrugë, apo edhe në shtëpinë e tij, zëmër e derë hapur.

Dhe këto modele njerëzish, drejtuesish dhe kontrubuesish kanë qënë fati, pika referimi dhe frymëzimi edhe për ne, që e kemi pasur drejtues, mik, koleg, shokun model, mbetur i skalitur edhe në shpirtin, kujtesën dhe në pak radhët, që nuk mjaftojnë të portretizojnë portretin e rrallë të tij.

Kur u caktova për të punuar në administratën e Parkut Automobilistik, po prisnim për tu takuar me stafin dhe drejtuesin; për t’na komunikuar detyrën. -Te dera, para se të futeshim; Azemi me rrahu shpatullat e më tha: “Për 6 muaj bëj çfarë të duash, se ke mua! Pas 6 muajve përgjigju vet”.

Hapa Syt! Qysh aty e njoha, çmova dhe shënova modelin e njeriut, shëmbullin e drejtuesit!

Ai u ngjit me përpjekje, (si i thonë llafit) me thonjë nëpër rrugët e tij si drejtues dhe organizator.

Dhe ata që e propozuan për të drejtuar, një ndër degët më të rëndësishme: Degën e Udhëtarëvë për më shumë së 3 dekada, nuk u gabuan, por u nderuan me punën dhe pasionin e tij, u nderuan dhe u respektuan edhe qytetarët e Vlorës me të tillë; model, njeriu, qytetari dhe drejtuesi njerëzor dhe solidar me dhimsurinë e ndjeshmërin njerëzore- admiruese!

Edhe ai, si shumë të tjerë, në rrugëtimin e pa pandalshëm për të gjithë, ka mbetur një model, si meteor i shoqërisë vlonjate dhe përtej saj!

Puna me njerëzit është art, dhe një art i komplikuar, të cilin e zotronte, e prezantonte dhe e transmentone në mënyrën pefekte Azemi.

Ai ishte një drejtues i punonjësve, por edhe një shok e mik i tyre, dhe i mbetur një mik mes atyre!...

Njerëzit ndahen nga jeta, (edhe Azem Meli u nda para Kohe) duke lënë me dhimbje familjen, fisin, miqsinë, po edhe shoqërinë që e kanë njohur, por shëmbujt mbeten dhe frymëzojnë pasaradhjen e shoqërisë!

Çdo mëngjes ishte një punë tepër e ngarkuar sa dhe kërkonte, për të pasur në vemëndje, përpara syve gjithë grafiqet dhe qëndrat e grumbullimit të punëtorëve, sigurimin e mjetev për të qënë në secilën linjë, në orarët fikse, duke shkuar e kontrolluar me këmbë dhe biçikletë në çdo stacion. Mëngjesi niste qysh në orën 05 oo, për punonjësit e këtij sektori e sidomos, për drejtuesin, kryetari i Degës së udhëtarëve për shumë vite: Azem Meli, i cili ishte një kuadër drejtues sa dinamik dhe praktik, ku punët e shumta i përballonte me aftësinë dhe e mirëkuptimin njerëzor, me shoferët të cilët sakkrifikonin, i nisnin autobusët edhe me probleme teknike, por do të çonin në punë gjithë punonjësit dhe të ktheheshin, duke eleminuar defektet e mjeteve në ofiçinën e parkut!

Ai na mësoi dhe frymëzoi edhe më me modelin, artin e tij të drejtimit, në atë sektor shumë të vështirë, të përballur me gjithë Vlorën dhe jo vetëm!

“Duke qënë drejtues i punonjësve, por edhe shok të tyre”!

Parku Automoblistik, dega e udhëtarëve shënonte në iventarin e vet, në pikun e kulmimit të tij: 51 auobusa tek, 28 autobus firzamonikë dhe 18 taksi, mbante të shënuar fortë në kujtesë edhe ish brigadieri i ofiçinës; Qemal Gjata!

Pasi mbaronte “sulmi i parë” i mëngjesit, do të shkonim në “sulmimin e dytë”, në ofiçinë për t’u kujdesur, klasifikur dhe për të riparuar mjetet, që duhet të ishin në gatishmëri, në kthimin e gjithë punëtorëve mbasdite, në qytetin e Vlorës!

Autobusat tek “Karosa”, “Skoda”- përballonin një punë shumë të madhe, sa dhe të përballur me hallet, dhimbjet dhe lotët e njerëzve që prisnin në xhade me orë të tëra, madje gdhinin edhe natën në rrugë, se mos shkonte ndonjë mjet me karroceri gjatë natës.

Parku Automobolistik- Vlorë ishte ndër parqet, nacionale të rëndësishëm të vendit. Qëndra e tij ishte, po brënda në qytet, në veri të Vlorës. Përbërja e kësaj ndërmarjeje, pra degët: Dega e udhëtarëve dhe sektori i, Urban e Taksi, kulmuar në vitet 1980-1985. Dega e udhëtërëve ishte edhe dega kryesore, madje dhe më e “bombarduara” përballë kërkesave, ankesave, halleve të njerëzve që shtriheshin në gjithë gjeografinë e Vlorës dhe përtej saj, si dhe në linjat me; Tepelenën, Gjirokastrën, Sarandën e lë me 3 turnet që funksiononte në ndërmrajt ekonomike dhe industriale të Vlorës.

Dhe këtë punë, të përballur dhe më këto “bombardime” i përballonin dhe u shërbenin njerëzve me dhimbsuri e ndjeshmëri gjithë punonjësit e sidomos administarata e kësaj dege të rëndësishe e drejtuar nga; Azem Meli, dhe ekipi i administratës së degës si: Veli Beqiraj, Vilson Sinaj, Nada Haxhimihali, Vangjel Bica, Agim Jazaj, Liri Paraj, Tofik Selmanaj, Drita Zaçe, Llambi Gjyrgjaj etj, duke vijur me paraardhës dhe pasardhës…Të njohur nga shoqëria vlonjate me shembullin e njerëzorëve, shërbimin e tyre ndaj bashkëqytetarëve.

*Startimin e tij në administratën e ish Parkut Automobilistik, e ka skalitur edhe ish Drejtori (model), Inxhinier Stefan Bitri, në faqet e librit: “BASHKË ARRITËM MAJAT”-Kujtime

“Kur u lirua nga ushtria do të punonte në ndërmarje të ndryshme të Vlorës, natyrisht në sektorin mekanik.

Në vitin 1967-të do të punonte si xhenerik në brigadën e kamioneve në parkun Automobilistik, ku me punën e tij të kujdesëshme dhe me cilësi, fitoi besimin dhe respektin edhe te shoferat.

Azemi përpiqej të mësonte sa më shumë nga zanati.

Një ditë me vjen në zyrë, ashtu buzagaz si ishte me të gjithë dhe më kërkoi që ta ndihmoja me materiale teknike, duke më thënë; Se mekanika nuk ka fund, prandaj më ndihmoni me çafardo lloji materiali që mund të kesh. Nuk ia kurseva ndihmën.

Pas pak kohe vura re tek Azemi një karaketrristikë tjetër, atë të organizatorit, jo vetëm në punën e tij, por interesohej të ndihmonte edhe shokët e brigadës. Dhe nuk ngurova që ta caktonim të drejtonte një brigadë xhenerike. Detyre të cilën e kreu me përkushtim, me devotshmëri, pa u lodhur, pa parë orar për moshën e re që kishte. Arriti të përmirësojë gatishmërinë teknike të brigadës, duke e bërë për çdo muaj brigadën të fitonte stimulimin me shtesë mbi pagën...

Dhe duke e parë vullnetin dhe organizimin e tij në këtë sektor, i propozova drejtorisë që ai të ngrihej në përgjegjësi duke e emruar Shef parku.

Më kujtohet kur e propozova Azemin për shef parku, një anëtar i dejtorisë, me një farë dyshimi, ndërhyri duke thënë: “Azemi është akoma i ri, nuk ka përvojën e mjaftueshme, pastaj puna e shefit të parkut është sa e rëndë aq dhe delikate”!

Më shumë besim duhet të kemi tek brezi i ri, mungesën e përvojës ata e kompesojnë me vrullin rinor, dëshirën për të ecur përpara, duke mësuar.

Prandaj ta miratojmë dhe t’i qëndrojmë pranë dhe ta ndihmojmë i’u përgjigja.

“Kështu vendosëm dhe nuk u gabuam”…

Shoqëria e sotme ka defiçensë të madhe, etje për këto modele të munguara!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat