Këtë të shtunë rikthehet ‘Vikendi’, përkujtohet Blerim Peci

Kultura

Këtë të shtunë rikthehet ‘Vikendi’, përkujtohet Blerim Peci

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Një nga serialet ikonike të Radiotelevizionit të Kosovës, “Vikendi” rikthehet pas shumë vitesh mungesë.

Shikuesit e transmetuesit publik do të kenë rastin ta ndjekin në terminin e tij të dikurshëm, të shtunën duke filluar nga ora 20:10, por kësaj radhe vjen në kujtim të aktorit e ideatorit të këtij seriali, Blerim Pecit, në 6-vjetorin e vdekjes së tij.

Në nderim të Belit, dromca kujtimesh do të bëhen bashkë në këtë rrugëtim televiziv, për të shpalosur rrugëtimin e tij artistik.

“Përtej Pavdekësisë” quhet përmbledhja që bën bashkë Udhëtimin në kohë, Show Meselation, intervistën me Arian Çanin e pjesë tjera artistike të tij.

Nën drejtimin e aktores me të cilën ndau disa role për vite me radhë, Xhejlane Tërbunja, kjo përmbledhje do t’i ofrojë shikuesve të RTK-së thumbimin politik e humorin ironik, mesazhin unifikues e pasqyrimin e realitetit social nëpërmjet artit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat