Uroj t'kemi një yll dritë,
zemrat tona për t'naj shëndritë!
Me iu gëzuar çdo rezultati,
ndryshe t'gjithëve na zend haki!
Perëndia donë mirësinë,
detyrat t'i kryerm mirë n'shtëpinë!
Brenda shtëpisë kur mbarë jemi,
gjakatar kurrë s'do t'kemi!
Kur kuptojmë mirë njeni tjetërin,
vehtes ia shtojm shëndetin!
Zgjasim jetën me gëzime,
populli ynë ec n'përparime!
Do t'pëlcas çdo armik,
dritën kush s'ka për t'naj fik!
Madhështia do t'jemi ne,
n'trojet tona mbrojmë atdhe!