Bedrie Beka një profesioniste që po shfaq potencialin edhe në këndim, tashmë ka dy këngë edhe disa cover-a

Kultura

Bedrie Beka një profesioniste që po shfaq potencialin edhe në këndim, tashmë ka dy këngë edhe disa cover-a

Nga: Fatmir Beka Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 17:14
Bedrie Beka

Ditë më parë arsimtarja e muzikës në ShFMU “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh, Bedrie Beka ka publikuar një tjetër këngë, ajo tashmë ka dy këngë të publikuara edhe disa covera, ndërsa zëri , intonacioni dhe profesionalizmi nga studimi dhe diplomimi në Fakultetin e Arteve – drejtimi pedagogji muzikore e bënë atë një profesioniste të vërtetë dhe një emër që duhet të mbahet mend.

Bedria është tash e dhjetë vite arsimtare në shkollën tonë dhe është nuse e Kçiqit, programet kulturore të realizuara ndër vite mbajnë vulën e arsimtares, e cila pa përtesë përherë ka marr përsipër barrën e rëndë të organizimit dhe programet e nxënësve të shkollës në këtë lokalitet, kanë lënë gjurmë dhe kanë bërë jehonë.

Përndryshe arsimtarja Bedria Beka është mbesa e dëshmorit të betejës së Koshares Harun Beka, e martuar në fshatin tonë, bashkëshorte e mësuesit Burim Beka, nënë e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali dhe përkundër angazhimit si nënë, si arsimtare, si organizatore e programeve, tash së fundi ka nis të merret profesionalisht edhe me këndim.

Kënga e saj më e re është “Mos më shkel me këmbë në oborr”, e cila u publikua ditë më parë është duke u pritur mjaftë mirë nga adhuruesit e këngës , ndërsa familja Beka planifikojnë që të hapin edhe kanalin e vetë në Youtube, ku do të editojnë dhe publikojnë këngë edhe cover të këngëve në të ardhmen.

Bedria ka nis punën në arsim qysh gjatë kohës së studimeve dhe kjo nuk i ka penguar që me kohë të mbaroj studimet dhe tash pas vetës ka përvojën mbi 14 vjeçare, ndërsa nxënës të saj tashmë janë muzikantë të njohur jo vetëm më rajonin tonë por edhe më gjerë.

“Puna në arsim është një profesion shumë i veçantë, i dashur dhe përgjegjës, pasi kemi të bëjmë me kategorinë më të sinqertë të njerëzve, të cilët duan të marrin dije, përvojë për jetë por edhe të ofrojnë kënaqësi e dashuri pa kufi dhe pakushte” shprehet arsimtarja.

Ajo ka dëshirë të këndoj për luftën, lirinë, për dëshmorët, për atdheun dhe Kosovën, zotëron një zë shumë të veçantë dhe studimet, puna dhe përvoja e kanë ndihmuar në artikulimin e mëtejmë të zërit, përshtatjen në zhanre të ndryshme dhe aftësinë e interpretimit të thuajse secilës këngë.

Bedria këngën e ka pasion edhe e bënë me dëshirë, nuk ka plane të mëdha, por i pëlqen puna që bënë , këndimi dhe përkujdesja në familje, andaj edhe do të vazhdoj të jetë po aq e suksesshme në të tri këto drejtime, në familje me fëmijët, klasë me nxënës dhe gjithsesi edhe në këndim.

Pas publikimit të këngës së fundit, ajo ka nis përgatitjet edhe për këngën e re, e cila do jetë një tjetër befasi e këndshme për adhuruesit e këngës, folklorit dhe muzikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat