Ne të dy, të jetojmë aty...

Kultura

Ne të dy, të jetojmë aty...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 13:06
Xhelal Hoxha

Jetojmë bashkë, unë dhe ti

T'jetojmë t'pa ndashëm, që të dy

Aty ku jam unë, do të jesh edhe ti

Aty ka mjegull, ka edhe shumë stuhi...
 

Aty do të ket borë, por ka edhe shi

Aty pa mëdyshje është jeta e ëmbël

Aty do të ket murlane e fortuna

Aty pra ka, edhe shumë vështërsi...
 

Jetojmë me halle, derte dhe mërzia

Jetojmë me brenga, por jemi te shtëpia

Jetojmë për të djeshmën, më shumë të sotmën

por gjithashtu, më pak për të nesërmën...
 

Jetojmë të bindur të fortë, e t'pa përkulur

Jetojmë të lidhur ngusht, për truallin e tokën

Aty kemi t'frymëzuar shpirtin dhe kokën

Aty ka shumë jetë, ka edhe shumë dashuri

Jetojmë me shpresën e besën, që vdes e fundit
 

Deri sa t'jemi n'këtë botën e rrejshme

Me shumë sakrifica mund, fisnikri e njerëzi

Dotë tjetërsohemi në botën e amshueshme

Të jetojmë e të vdesim, te e jona SHQIPËRI!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat