Shtegtim i pakuptimt…

Kultura

Shtegtim i pakuptimt…

Nga: Dedë Preqi Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 13:35
Dedë Preqi

I ngjyruar me ngjyrat e qiellit t’im

Me ato trajta ashtu siq i dua unë,

Je më mjalta e kësaj bote që më ik

Nga kopshti më i shtrenjtë e magjik.

Shputat e tua të buta nëpër mua kalojnë

Kofinin e vjelur e të thatë kush ta premtoi,

Sa herë vjen e shkon mallin po ma shton

Si një prush i vokët po mi shterr lotët.

Të mbajë gjithnjë në rrjetat e mia të shpirtit

Zëri i yt i ëmbël më ngatërrohet në telat e hollë,

Të përndjekin erërat si zogjtë në shtegëtime

Por ti, o, biri im mos e trashëgofsh etjen time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat