Një pemë për Krishtlindje

Kultura

Një pemë për Krishtlindje

Nga: Bashkim Saliasi Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 21:19
Ilustrim

Unë e gruaja sot morëm një vendim,

për Krishtlindje mbollëm një limon,

e zgjodhëm bimën bashkërisht të dy,

një fidan të brishtë dhe me aromë.

 

Limoni do rritet, do rroj shumë vite,

plot lulëzim, gjallëri edhe bereqet,

për nipat e mbesat do të jetë simbol,

për mirësi, begati e lumturi në jetë!

 

Kush mbjell një pemë, natyrën zbukuron,

i jep jetës frymëmarrje edhe vazhdimësi,

kështu kanë nderuar jetën dhe të parët tanë,

kështu sot po dhurojmë jetë edhe ne të dy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat