Janë tërbue e janë verbue...

Kultura

Janë tërbue e janë verbue...

Nga: Xhelal Hox ha Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 09:21
Xhelal Hoxha

Janë tërbue, janë verbue, e n’kam janë que...
Festat e këtij fund vititit mos me naj urue
Po dojnë që; As krishtlindjet dhe as Vitin e Ri
Shpellart e shpellave, festat mos me i festue...

Fundamentalistët ekstrem Islamik me stlin Arabik
Fyejnë brutalisht me një gjuhë e kulturë jo shqiptare
Ata thonë:Mos festo, mos u gëzo dhe mos i uro
Atyre të cilët nuk i përkasin fesë tonë Islame
Ti që je musliman, festat e huaja mos i festo

Propogandat e këtyre radikalëve mëtojnë
Që nëpër qytetet tona të mbizotroi Sheriati tamam
Të shndërrohen në Kandahar, Bagdat e Teheran
Dhe kështu për n’ fund tentojnë, veprojnë e synojnë...

O shqiptar, kudo ku ndodheni e jeni ju të mbarë
Një lutje- mesazh të çmuar dhe me shumë mall:
Mos i fyeni festat;Festoni,këndoni, dashuroni,gëzoni e uroni...
Si e gjithë bota e qytetruar mendoni e veproni...

Në fund një lutje, Qeverisë sonë, dhe Parlamentit me radhë...
Të ndërmerni diçka me vlerë e nder, sa s’është bërë vonë
Vendosni e ndryshoni diçka të mirë për komb,
Vendosni mirë e drejt, edhe ju veshtë n’lesh mos i shtini
Mos u shurdhoni e mos u verboni!

Gjithçka që na bashkon, na gjallëron e na rinon
Që kurrë nuk na ndanë e s’na përqanë
Dhe gjithmonë na bashkon, anë e mbanë...

T’i bashkoni forcat, mendjet e zemrat tuaja-tonat
Që t’na lakmoi bota e qytetruar, dhe mos të bëhemi përrallë..!
Urime e gëzuar festat e fund vitit, populli ynë i ndarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat