Minutat e fundit

Kultura

Minutat e fundit

Nga: Agim Desku Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 12:41
Agim Desku

Një vit vrapova nëpër shtigjet e jetës

Pët ta nxënë vrgun ma të mirë të jetës

Më dilnin përpara drejtimet lindje e perëndim

Zgjodha muzën të më bëj shoqëri pa pushim

Stinët i kam dëshmitare besnike të vitit

Ca më falën dhembje acari e ca gëzime pranvere

Veç drejt eca pa kthye kokën majtas as djathtas

Sa vështirë më i përballue thashethemët e jetës

Për t'i zënë minutat e fundit u fjalosa me veten

I them Agim harroi një çast orët e shëmtuara

Të ngritim dolli për Vitin që do të vjen i bekuar

Dhe një gotë për njerëzit e mirë që i kemi takuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat