Mërgimi

Kultura

Mërgimi

Nga: Adem Bytyçi Më: 4 janar 2024 Në ora: 06:18
Adem Bytyçi

N'mërgatë

Mëngjes e darkë

Hahet buka 

Duke e lyer n'lotë

Mallin për Atdhe

Për shokë e miqë

Me t'cilët je rritë 

Paraja nuk ta hjek

Vendi huaj është ferr

Për ata që duan

Vendin e vetë

Kosova është parajsa

Vendi ku ke lind

Dhe je rritur

N'djepinë e Kosovës 

Zemrën e shqiptarisë

N'trupin e Shqiponjave

Që fluturojnë

Lartë n'qiell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat