"Unë e vrava gruan dhe fëmijët"

Kultura

"Unë e vrava gruan dhe fëmijët"

Nga: Ilir Muharremi Më: 4 janar 2024 Në ora: 08:09
Kopertina e librit

Dani: Jo... Ne i donim vajzat! Familjarët e saj më thanë që Anabla nuk ishte njeri i qëndrueshëm, por nuk mendoja se ajo ishte e aftë të bënte diçka të tillë!

Asenga: Mirë, atëherë çfarë ndodhi?

Dani: (pauzë) Futa trupat në makinë, vinte erë e keqe! U çudita se sa shpejt kufomat kishin marrë erë!

Asenga: Ku janë? Ku janë??!!

Dani: (qetë) Nuk isha i ndërgjegjshëm. Ende mbaj mend fytyrën e saj të nxirë. Ia shtrydhja venat e qafës derisanqarkullimi u shua në tru dhe ajo u zhduk! Janë... Janë...

Në vendin ku punoj... në fushën e naftës! Anablën e kam varrosur aty afër, ndërsa trupat e gocave i kam hedhur në cisternat e naftës. Nuk mund të besoja se sa lehtë ishte t’i lija të binin nga vrima! Pasi ranë poshtë, dëgjova spërkatjen teksa gocat godisnin vajin!

Asenga: Çfarë ka brenda në cisterna?

Dani: Përzierje të ujit dhe të vajit.

Asenga: E mban mend kur u ule këtu fillimisht dhe të thashë se është puna ime të zbuloj të vërtetën? Kjo është e vërteta?!

Dani: (lëviz kokën) Po!

Asenga: Mendoj se jemi afër... por jo aty ku duhet...

Dani: Unë nuk i lëndova vajzat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat