Kur sëmuret gruaja

Kultura

Kur sëmuret gruaja

Nga: Neki Lulaj Më: 5 janar 2024 Në ora: 00:39
Neki Lulaj

Kur sëmuret gruaja, terri më shpejt na vjen 

Burri zbehet bash si dushku në gem 

Buzagazi në fytyrë si ngricë ngrin 

Ofshan flet me vete e ç‘të  bëjë nuk di 

Sillet rreth dhomës i heshtur pa zhurmë 

Dhoma është bërë akull nga nxehtësia 

Ballit i shtohet sa shpejt një rrudhë 

Është koha kur shkon me vrap rinia. 

Në farmaci  shkon me trok kali për ilaçe 

Sikur ka në supe tregullat e  çatisë 

Harron libër e gazetë, lule dhe kafe 

Mendon për vitet e tij të  pleqërisë 

Grua a do çaj apo qumësht të ngrohtë 

Në shoqëri me ty do e e pi edhe vetë 

Gruaja në shtrat symbyllur pak rënkon 

Jo, s‘dua asgjë po,  të lutem, më lër të qetë. 

Na iku si biletë pa kthim lumturia 

Si përroi në lumë e lumi i vrullshëm në det. 

Si anija në oqean ku të deh kaltërsia 

Dhe erërat  e shtrëngatat e fundosin vetë. 

Burrit i ngushtohen rrugët e ç’të bëjë nuk di? 

Kërkon forcën e kreshnikut ta ketë në duar 

Grua, e ç’ka s’do të jepja të të shihja më mirë 

E vetëm unë e di se sa kam për të gëzuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat