Ditë më parë doli nga shtypi, libri i autorit Halid Fehmi, me titull "Muhamed Ali Pasha", i përkthyer në gjuhën shqipe nga Ejup Ramadani

Kultura

Ditë më parë doli nga shtypi, libri i autorit Halid Fehmi, me titull "Muhamed Ali Pasha", i përkthyer në gjuhën shqipe nga Ejup Ramadani

Nga: Rexhep Elezaj Më: 8 janar 2024 Në ora: 19:12
Kopertina e librit

Mehmet Ali Pasha, është themelues i Egjiptit të ri, të cilin do e sundon me shumë suksese nga viti 1805 e deri me 1848, i cili ka lindur në Korçë nga babai Ibrahim Aga, i cili do vdes kur Mehmeti ishte shumë i vogël, për t'u rritur pastaj në Kavallë të Çamërisë.

Në vitin 1798 Egjipti kishte gjysmë autonomie nën Perandorinë osmane, siç ishte i pushtuar edhe nga forcat franceze të Napolin Bonapartës, për largimin e të cilave sulltani do e dërgon në Egjipt, pikërisht trimin e shquar, Mehmet Aliun me 300 ushtarë shqiptarë, ku ai me sukses arrin që ta çlirojë Egjiptin.

Mehmet Ali Pasha, është pa dyshim, personaliteti i cili në historinë e Egjiptit njihet si reformatori dhe themeluesi kryesor i Egjiptit të pavarur, siç dëshmon këtë historia, duke e çuar këtë vend drejt modernizimit dhe zhvillimit të gjithanshëm, dhe i cili do bën reforma rrënjësore në administratën shtetërore, madje, duke i larguar nga pushteti Memalikët, do e reformoi sistemin arsimor, atë në bujqësi, industri, do e formoi flotën e parë detare të Egjiptit, do e formoi edhe shtetin e Sudanit, të cilit i dha pamje të një vendi të emancipuar, siç pati edhe pretendime ndaj oborrit të Sulltanit, madje duke e shtrirë sundimin e tij deri në Siri, etj.

Pra, shqiptari Mehmet Ali Pasha, nga një njeri anonim në Çamëri, ai do shndërrohet në një prijës të madh të Egjiptit, njëherë guvernator e pastaj edhe Pasha i tij, i cili do ta zhvillon këtë vend si askush para tij, duke e ringjallur edhe një pjesë të lavdishme që Egjipti e kishte në lashtësi prej 7000 vitesh. Ndaj, me të drejtë Mehmet Ali Pasha është vlerësuar nga historianët si themelues i pavarësisë dhe i Egjiptit modern, i cili bëri reforma rrënjësore në të gjitha fushat e jetës, sidomos në fushën ushtarake, ekonomike dhe kulturore.

Ai ishte guvernator (Valiu) i Perandorisë osmane në Egjipt (1805 - 1848), siç ishte i pari që në boten islame e futi shtypshkronjën, ndërtoi fabrika, sisteme moderne për ujitje të tokave, ndërtoi qytete të reja, qendra tregtare, shkolla dhe universitete, si dhe projekte të reja industriale.

Libri i autorit, Halid Fahmi, i përkthyer në nivel të shkëlqyer nga z. Ejup Ramadani, i cili po ashtu i ka kryer studimet akademike në Kairo, në Universitetin "Al-Azhar", i ofron lexuesit shqiptar të dhëna të mjaftuara nga autorë dhe burime të shumta historike, si dhe një biografi të detajuar për jetën dhe veprimtarinë e Pashait shqiptar në Egjipt, Mehmet Aliut, dinastia e të cilit nga djali i tij, Ibrahimi dhe pasardhësit tjerë do ta sundojnë Egjiptin për afër 150 vite, deri në vitin 1952, kur mbreti shqiptar Faruku, do të rrëzohet nga froni i tij nga nga ushtarakët e rinj egjiptian në krye me Gamal A. Naserin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat